Home / Lajme / Rajon / Vrasje në Laç, vritet përkrahësi i LSI-së, plagoset kandidati i PD-së

Vrasje në Laç, vritet përkrahësi i LSI-së, plagoset kandidati i PD-së

23 qershor-Policia e Lezhës njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi”, 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Po ashtu eshte lenduar edhe nje tjeter person, i afert me kandidatin e PD-se.

Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe dy të tjerë janë plagosur. Njeri prej tyre ndodhet ne gjendje te rende ne spital.

Policia e Lezhës njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi”, 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Po ashtu eshte lenduar edhe nje tjeter person, i afert me kandidatin e PD-se.
Nderkohe ne vendngjarje jane gjetur 4 gezhoja te ndryshme armesh, gje qe fakton qe perpara vrasjes dhe plagosjes ka patur shkembim zjarri.

Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.

Meta: Berisha nuk ikën dot pa gjak

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta qëndruan në Laç pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur një përkrahës i LSI-së.

“Kjo është një përpjekje për të trembur njerëzit dhe për të ndryshuar vullnetin e popullit shqiptar. Ne do të garantojmë votën e vullnetit të popullit. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve”, tha Rama.

Ndërsa Meta kërkoi marrjen e masave për të ndaluar përgjegjësit, kurse bëri një akuzë të rëndë për policinë, që po mbështet kriminelët.

“Policia e Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve në favor të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. Do të mbrojmë votën në Laç, Mamurras dhe gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *