Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Debat i hapur për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Xhaferi: Debat i hapur për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

08 Qershor – Duke filluar nga java e ardhshme, Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të fillojë me debatin rreth analizave kuantitative për statusin e Marrëveshveshjes së Ohrit në Maqedoni.

Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferri, sipas të cilit, Raporti i përgatitur nga Sekretariati për MO, ndërsa i miratuar nga Qeveria e Maqedonisë, tashmë është në duart e përfaqësuesve të Komisionit Evropian.”Në suazat e Dialogut të nivelit të lart që Maqedonia e zhvillon me Bashkimin Evropian, një fokus i veçantë i përkushtohet dokumentit më të rëndësishëm të vendit tonë, Marrëveshjes së Ohrit, sepse ky dokument ka një domethënie të rëndësishme për hapjen e rrugës së integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike, Bashkimin Evropian dhe në NATO. Raporti është përgatitur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe si i tillë është dërguar Komisionit Evropian. Raporti në fjalë në fazën e parë përmban një analizë kuantitative lidhur me zbatimin e këtij dokumenti në këtë periudhë dhjetëvjeçar”, ka informuar Xhaferri, duke shtuar se, duke filluar prej javës së ardhme, do të organizohen disa tryeza të rrumbullakëta në të cilat do të diskutohet mbi analizën kuantitative për statusin e Implementimit të politikave të MO-së.”Qëllim i këtyre debateve është kontributi iekspertëve eminent, profesorëve universitarë, analistëve e kështu me radhë, në drejtim të definimit të të gjitha politikave burojnë nga MO-ja. Gjithashtu, dëshirojë të theksojë Qeveria e Maqedonisë i kushton një rëndësi të veçantë zbatimit të MO-së dhe të të gjitha obligimeve që burojnë nga ky dokument paqësor”, thotë zëvendëskryeministri i Qeverisë.

Me këtë rast, Xhaferri ka sqaruar se Raporti për MO-në si qëllim të vetin ka fillimin e një analize më esencial e lidhur me politikat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, respektivisht reflektimin e saj në shoqërinë në Republikën e Maqedonisë.”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *