Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Nuk ka Evropë të sigurt pa Ballkan të integruar tërësisht

Xhaferi: Nuk ka Evropë të sigurt pa Ballkan të integruar tërësisht

14 qershor-Nuk ka Evropë të sigurt nëse rajoni i Ballkanit, ku bëjmë pjesë nun integrohet tërësisht në gjërat përbashkëta kolektive lidhur me sigurinë dhe në këtë kontekst të gjithë ne e mbështesim nismën që vendet të cilat nuk i takojnë kësaj nisme të na bashkohen. Nisma është e hapur për këtë çështje dhe çdo vend që do të shpreh gatishmëri që të na bashkohet është i mirëseardhur, tha Xhaferi.

Vendet përfaqësuese të formatit А5 shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe bashkimin e kapaciteteve për pjesëmarrje në misionet dhe për vazhdimin e pjesëmarrjes në misionin ISAF edhe pas vitit 2014 në konferencën e sotme të ministrave të Mbrojtjes të vendeve-anëtare të SHBA-së dhe Kartës së Adriatikut “Të bashkuar nga paqja dhe siguria globale”.

Konstatimin e transmetoi ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili theksoi se kolegët e tij nga rajoni kanë shprehur gatishmëri që të vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, për, siç tha, të gjithë bashkërisht të mund të kontribuojmë drejt sigurisë më efikase dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Të bashkuar, shtoi Xhaferi, mund të kontribuojmë të gjithë nga siguria më e madhe, si në rajon, ashtu edhe globalisht në botë.

Duke pasur parasysh se të gjitha vendet pjesëmarrëse të formatit A5 janë pjesëmarrëse në misione të ndryshme jashtë shteteve tona kombëtare, edhe një herë e shpreha gatishmërinë se në konceptin e “mbrojtjes së mençur”, si koncept të NATO-s se mundemi edhe në nivel rajonal t’i bashkojmë kapacitetet tona me çka do t’i zvogëlojmë shpenzimet në pjesëmarrjen në misionet jashtë vendit. Shprehëm edhe gatishmëri që bashkërisht të paraqitemi në të gjitha misionet e mëtejme, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Të gjithë pjesëmarrësit, sqaroi Xhaferi, shprehën gatishmëri të marrin pjesë në misionin ISAF të kryesuar nga NATO-ja edhe pas vitit 2014, duke e pasur parasysh se ekziston ndryshim i këtij misionit nga mision ushtarak në joushtarak, për çka është sjellë vendim për vazhdimin e misionit në Afganistan edhe pas vitit 2014.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha vendet anëtare të A5, si dhe mysafirët që ishin të pranishëm e shprehën gatishmërinë që bashkërisht të vazhdojmë me kapacitetet tona të përbashkëta dhe të jemi të pranishëm në atë mision në Afganistan. Të gjithë e shprehëm edhe gatishmërinë që nisma A5 të zgjerohet edhe me vendet e tjera të rajonit, theksoi Xhaferi.

Në konferencë, sipas tij, është sjellë edhe konstatimi se nuk ka rajon të sigurt nëse tërësisht nuk i bashkohet nismës rajonale.

Nuk ka Evropë të sigurt nëse rajoni i Ballkanit, ku bëjmë pjesë nun integrohet tërësisht në gjërat përbashkëta kolektive lidhur me sigurinë dhe në këtë kontekst të gjithë ne e mbështesim nismën që vendet të cilat nuk i takojnë kësaj nisme të na bashkohen. Nisma është e hapur për këtë çështje dhe çdo vend që do të shpreh gatishmëri që të na bashkohet është i mirëseardhur, tha Xhaferi.

Të gjitha vendet anëtare SHBA-Karta e Adriatikut, sipas tij, japin kontribut afatgjatë në operacionet ndërkombëtare në sigurinë rajonale. Suksesi ynë i përbashkët dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal është qasje përfitimit të dyfishtë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Jam i bindur se duke punuar bashkë, ne jemi më afër realizimit të qëllimit tonë të përbashkët – integrimit të plotë euroatlantik të rajonit dhe kontributit të përbashkët nga paqja dhe siguria globale, shtoi Xhaferi.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të A5, i Maqedonisë Talat Xhaferi, Kroacisë, Ante Kotromanoviq, Bosnjë e Hercegovinës, Zekirja Osmiq, Shqipërisë, Arben Imami, ambasadori i Malit të Zi në Maqedoni, Dushan Mërdoviq dhe ambasadori amerikan Poll Uollers në fund të konferencës nënshkruan deklaratë të përbashkët.

Për ambasadorin amerikan Uollers, grupi A5 paraqet forum të shkëlqyer për koordinimin e zhvillimit të mëtejmë të vendeve të rajonit dhe mënyrën në të cilën do të hapërojnë më tej drejt integrimeve euroatlantike.

Konferenca “Të bashkuar nga paqja dhe siguria globale” paraqet vazhdimësi të procesit të vendosur midis vendeve, me qëllim të promovimit të dialogut rajonal, përforcimit të bashkëpunimit rajonal si dhe fuqizimit të kapaciteteve kombëtare.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *