Home / Lajme / Rajon / Xhandarmeria serbe përësi hyn në territorin e Kosovës (VIDEO)

Xhandarmeria serbe përësi hyn në territorin e Kosovës (VIDEO)

22 Qershor – Edhe çka duhet të përjetojë Karaqeva që të zgjohet politika kosovare për ta kuptuar se territori i Kosovës po cenohet në pikë të ditës.Xhandarmëria serbe ka hyrë sërish në territor të Kosovës në fshatin Karaqevë.

Selver Lenjani kryetar i këshillit të fshatit Karaqevë thotë për media se të enjten rreth pesë ushtar të xhandarmërisë serbe kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. Edhe çka duhet të përjetojë Karaqeva që të zgjohet politika kosovare për ta kuptuar se territori i Kosovës po cenohet në pikë të ditës.Xhandarmëria serbe ka hyrë sërish në territor të Kosovës në fshatin Karaqevë. Hyrja e xhandarëve serbe ka irrituar tej mase Selver Lenjanin i cili së fundit është zgjedhur sërish kryetar i këshillit të fshatit Karaqevë.Lenjani për rajonipress tha se nuk i vije mirë kur tani pas nënshkrimit të marrëveshjes serish të provokohet popullata e Karaqevës.”Jemi duke jetuar sikur të ishim jetimë e të pakrah. Xhandarët po hynë kur po duan dhe po bëjnë vizita sikur të ishte pashallëku i Beogradit” shprehet Lenjani.Lenjani tha se tani pasiqë është kryetar zyrtar i fshatit do të ankohet dhe tek ekipi negociues dhe teknik i nënshkrimit të marrëveshjes.” Edhe çka duhet të përjetojë Karaqeva që të zgjohet politika kosovare për ta kuptuar se territori i Kosovës po cenohet në pikë të ditës” shprehet i revoltuar Lenjani.Lenjani thotë se ka shpresuar shumë që në bisedimet e fundit dhe në tekst marrëveshjen do të figurojë edhe Karaqeva, por sipas të gjitha gjasave ky territor do të vazhdojë të mbetet kontestues edhe më tutje dhe pikë konfliktuoze e nxehtë.Kryesuesi i komisionit për shënimin e vijës kufitare Murat Meha për rajonipress tha se i kupton shqetësimet e banorëve të Karaqeves dhe të vet komunës së Kamenicës, por sipas tij 40 hektarët tokë kontestuese do të zgjidhen shpejt dhe në favor të Kosovës. “Aty gjithçka është e qartë sepse toka është e regjistruar në kadastrin e Kamenicës dhe Kosovës dhe që nga fillimi ka figuruar si tokë e Kosovës dhe asnjëherë e Serbisë” tha Meha.Sipas tij me Serbinë nuk pret të ketë probleme në këtë drejtim.”Kufiri me Serbinë është i vendosur në gjashtë kënde kufitare kurse çështja e Karaqevës për palën kosovare është e qartë sepse ato 40 hektarët kontestues janë të evidentuar në kadastrin e Kosovës dhe të Kamenicës. Serbia mund ta shfrytëzojë këtë tokë përkohësisht, por letrat flasin se ajo pjesë gjithmonë ka qenë e Kosovës” tha Meha.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *