Home / Sport / Yjet gati të shkëlqejnë në vendlindje

Yjet gati të shkëlqejnë në vendlindje

Kanë lënë mënjanë pushimet, të paktën këto dy ditë për të qenë afër publikut kosovarë. Janë këta legjionarët kosovarë, të cilët pas shumë kohësh janë mbledhur për të zhvilluar një ndeshje të karakterit argëtues dhe promovues.

Yjet do të kenë përballë skuadrën që këtë stinor fitoi dy trofetë e futbollit kosovar, Prishtinën. Kryetari i kësaj të fundit, Remzi Ejupi, në konferencën për media ka theksuar se është një kënaqësi për të që të jetë mikpritës i kësaj ndeshje madhështore.

“Është kënaqësi që erdhi ky moment për të qenë me yjet kosovarë që janë në Evropë. Ideja ka ardhur prej tyre që të organizohet një ndeshje e tillë në Prishtinë, që prej vitit të kaluar. Ata kanë ardhur për ta mbështetur futbollin kosovar, të paktën për grupmoshat e reja dhe të rinjtë tanë. Është një organizim për 90-vjetorin e Prishtinës dhe gjithashtu për çlirimin e Prishtinës”, deklaroi Ejupi, duke falënderuar lojtarët për ardhjen e tyre. Nga legjionarët, fjalën i pari e mori kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. “

Së pari po shpreh kënaqësinë që jam pranë shokëve e mi dhe ata që përfaqësojnë lart Kosovën. Për ne është më shumë një kënaqësi se një detyrim për të qenë këtu, në mesin e njerëzve tanë dhe t’iu dhurojmë kënaqësi në rastin e përvjetorit të klubit futbollistik, Prishtina, i cili është shumë i rëndësishëm për babanë tim. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Prishtina për gjithë Kosovën”, deklaroi Cana.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *