Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Çështja e UÇK-së duhet të zgjidhet (VIDEO)

Zaev: Çështja e UÇK-së duhet të zgjidhet (VIDEO)

7 qershor-“Të gjithë ne jemi vënë para sfidave të reja”, ka pohuar Zaev. Në pyetjen nëse LSDM luan në kartën e patriotizmit, në raste të caktuara edhe më shumë se VMRO-DPMNE ai me përgjigje: “Si parti disa herë kemi tentuar të luajmë politikën e patriotizmit. Por kjo nuk i ngjan partisë tonë.

Çështja e branitellave dhe e ish ushtarëve të UÇK-së, (pra atë që e kërkon BDI) është çështje për të cilët duhet të ulet dhe të gjendet zgjidhje. Këtë e ka bërë të ditur lideri i LSDM-së Zoran Zaev gjatë emisionit “Ruga drejt…”.në Alsat-M.

“Të gjithë ne jemi vënë para sfidave të reja”, ka pohuar Zaev. Në pyetjen nëse LSDM luan në kartën e patriotizmit, në raste të caktuara edhe më shumë se VMRO-DPMNE ai me përgjigje: “Si parti disa herë kemi tentuar të luajmë politikën e patriotizmit. Por kjo nuk i ngjan partisë tonë.

Dhe këtu humbëm…Dhe që të kërkojmë shansin që në të ardhmen nevojitet që të mos përsërisim gabime të tilla. Populli nga ne nuk kërkon që të aktrojmë patriotizëm.

Ne jemi parti që e vendosim në këmbë stabile shtetin. Tentuam që të përfitojmë pikë te qytetarët duke luajtur variantin patriotik, si me ligjin e branteillave, Strugën, Kërçovën…Por kjo nuk na ngjan. Njerëzit nga ne presin kohezivitet dhe të jemi faktor uniteti”, ka thënë Zaev.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *