Home / Sport / Zajazi, Tiveria dhe Boreci në Ligën e dytë

Zajazi, Tiveria dhe Boreci në Ligën e dytë

Zajazi në stadiumin e Gjorçe Petrovit para një numër të madh të përkrahësve të vetë arrin të mposhtë ekipin Babai të Shtipi me një gol të vetëm që e shënoi Mërgim Dani vetëm shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas zhvillimit të tre ndeshjeve të balotazhit për kualifikim në Ligën e dytë republikane që u zhvilluan në Gjorçe Petrov, Shtip dhe Manastir, skuadra e Zajazit, Tiverisë dhe Borecit janë anëtar të rijë në ligën e dytë republikane të futbollit.

Zajazi në stadiumin e Gjorçe Petrovit para një numër të madh të përkrahësve të vetë arrin të mposhtë ekipin Babai të Shtipi me një gol të vetëm që e shënoi Mërgim Dani vetëm shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes. Është ky suksesi më madh në historikun e këtij klubi që është themeluar në vitin 1979.

Në ndeshjen që u zhvillua në Shtip ekipi nga Strumica Tiveria ka shënuar fitore kundër ekipit Albarsa (Shkupi) me një gol nga penaltia e dyshimtë në minutën e 76-të. Si do që ët jetë është kjo hera e dytë brenda një jave që referat në Shtip të dëmtojnë skuadrat shqiptare së pari u dëmtua Drita dhe ja tani fatin e njëjtë e ka përjetuar edhe ekipi i Shkupit.
Në Manastir ekipi i Velesit pas një kohe shumë ët gjatë përsëri kthehet në Ligën e dytë pasi në përballjen me Korabin deri në minutën e 86 ka avancuar me 3-0 ndërsa dhe në 4 minuta para mbylljes është ndërpre ndeshja.

Sh.S.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *