Home / Sport / Zgjerohen Liga e I dhe e II?

Zgjerohen Liga e I dhe e II?

Nëse realizohen thashethemet që këto ditë janë duke u përfolur në koluare të ndryshme, atëherë Drita dhe Shkupi do të kishin marë drejtësinë e mohuar nga arbitrat në ndeshjet e balotazhit. Me këtë rast Liga e Parë dhe e Dytë do të përbëheshin nga me nga 16 skuadra.

Javë më parë kishin përfunduar ndeshjet e balotazhit, ndërsa flitet se pas ankesave dhe kërkesave të ekipeve që kanë marrë pjesë në ndeshjet e balotazhit nga pa rregullsitë e bëra, është përhapur lajmi për zgjerimin Ligës së Parë nga 12 në 16 ekipe, që do të thotë automatikisht se kampionati 2013/14 pritet të numëron 16 ekipe dhe i njëjti të zhvillohet me sistemin vjeshtë-pranverë.

Në rast së përkrahet kjo iniciativë e disa klubeve, atëherë pritet që Ligën e Parë ta përbëjnë këto ekipe: Vardari, Turnova, Metalurgu, Rabotniçki, Shkëndija, Bregallnica, Renova, Napredoku, pastaj dy ekipet që u kualifikuan në Ligën e Parë Gostivari dhe Makedonija Gj.P, si dhe Pelisteri, Drita, Euromilk, “Skopje” dhe dy ekipet e fundit që u larguan nga liga, Teteksi dhe Sileski.

Por nëse aprovohet që Liga e Parë të zgjerohet në 16 ekipe, me automatizëm kjo do të thotë se edhe Liga e Dytë e cila numëron 16 ekipe dhe në kampionatin e ri do të plotësohet me tre ekipet të cilat pësuan në balotazh si Babi, Shkupi dhe Korabi.

Ndryshe ideja për zgjerimin e Ligës në opinion ka dalë nga përfaqësuesit e “Skopjes”, por si duket kërkesa ka edhe nga ekipi i Teteksit dhe ekipet tjera. Si do që të jetë kjo enigmë pritet që të zgjidhet në Kuvendin e rregullt të FFM-së me 29 qershor dhe me siguri nuk do të ketë kundërshtime, duke u bazuar në përplasjet e fundit rreth ndeshjeve të balotazhit. Ekipet që më shumë u dëmtuan ishin KF Drita e Bogovinës, dhe KF Shkupi, ndërsa këto reagime ishin të mirëseardhura edhe për Teteksin dhe Sileksin. Nëse ndodhë një gjë e këtillë, sigurisht se shumica e ekipeve të prekura do të jenë të kënaqura dhe vetë ligat do të jenë më të forta.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *