Home / Lajme / Maqedoni / Zhelev: S’kemi probleme serioze me Maqedoninë (VIDEO)

Zhelev: S’kemi probleme serioze me Maqedoninë (VIDEO)

12 Qershor – Ish-presidenti i Bullgarisë, Zhelju Zhelev shpreson se autoritetet e reja bullgare në samitin e qershorit të Bashkimit Evropian do të shpalosin qëndrim pozitiv ndaj Maqedonisë, ndryshe nga Qeveria e ish kryeministrit Bojko Borisov.

Mosmarrëveshjet mes nesh, dhe Integrimi i Maqedonisë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshke, është shprehur Zhelev, duke shtuar se për të, mes dy vendeve nuk ka probleme serioze.“Konsideroj se ato, më shumë janë mosmarrëveshje se sa politikë e përhershme e Bullgarisë. Nuk ka diçka të tillë. Disa tentuan që Maqedonisë t’i vendosin kushte për negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në BE, por politika jonë gjithmonë ka qenë se Bullgaria e mbështetë Maqedoninë, si dhe të gjitha shtetet ballkanike që duan integrimin në institucionet kryesore evropiane”, deklaroi Zhelju Zhelev, ish-president i Bullgarisë.Zhelev përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se veprimi i qeverisë së Borisov, e cila nuk e mbështeti Maqedoninë në samitin e fundit të BE-së në dhjetor, është një gabim që nuk guxon të përsëritet.“Unë, që atëherë thashë se ky ishte një hap i gabuar. Kontestet për probleme të ndryshme që parashtrohen në konferencat për media dallojnë nga çështja tjetër, integrimi i një shteti që është i domosdoshëm jo vetëm për vetë vendin, por edhe për të gjitha shtetet tjera ballkanike”, tha Zhelju Zhelev, ish-president i Bullgarisë. Zhelevi është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Bullgari. Ai ishte në krye të shtetit nga viti 1990 deri në vitin 1997, dhe gjatë kësaj kohe, Bullgaria njohu pavarësinë e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues. Zhelevi i bëri të qarta këto qëndrime, në një ligjëratë në Akademinë e Shkencave në temën “Model shumë polar ose njëpolar i botës në shekullin 21”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *