Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski dënohet me 3.000 Euro (VIDEO)

Zhernovski dënohet me 3.000 Euro (VIDEO)

Shkup, 21 Qershor – Inspektorati i Punës e ka dënuar me 3000 euro kryetarin Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Ai ka deklaruar se dje Komunën që ai drejton e kanë vizituar punëtorë të Inspektoratit të Punës dhe e kanë gjobitur me 3000 euro.

“Të ndërpritet domosdoshmërisht manipulimet dhe trysnia ndaj Komunës, në mënyrë që ajo të funksionojë normalisht dhe të vazhdojë t’i përmbushë premtimet dhe detyrat, për të cilat mori votën e qytetarëve të kësaj komune”, tha Zhernovski.

Zhernovski ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e tij, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Komunës, kur prania e tij është kërkuar nga këshilltarët e VMRO-DPMNE, duke theksuar se kur kryetari nuk është propozues i ndonjë pike të rendit të ditës në mbledhje, nuk është e domosdoshme që të marrë pjesë në të.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *