Home / Sport / Zidan, zëvendëstrajner te Reali i ri

Zidan, zëvendëstrajner te Reali i ri

Florentino Perez është dorëzuar përballë kërkesave të Zinedin Zidan, ndërsa në takimin që u zhvillua mbrëmë mes tij dhe francezit, i ka premtuar këtij të fundit se do ta lejojë të ulet në stolin e Real Madrid, si ndihmës i Karlo Ançelotit.

Francezi i ka shpjeguar Perez se duke u ulur në pankinë dhe duke qenë në stërvitje më afër lojtarëve, do ta kishte më të lehtë të kryente edhe detyrat e drejtorit sportiv në klub, për të kuptuar paralelisht edhe botën e tyre në mënyrë që të bëhet një trajner më i mirë, ai që është kthyer në objektivin kryesor të francezit. Sipas Zidan, marrëdhënia njerëzore dhe psikologjike me futbollistët është po aq e rëndësishme sa përgatitja taktike, teknike apo fizike.
Mediat spanjolle kanë zbuluar se në këtë takim, Zidan i ka rekomanduar Perez që të mos shesë të riun Xhese dhe ta afrojë me skuadrën e parë. Do të jetë vetë francezi që do merret me këtë futbollist që e cilëson me të njëjtat dhunti si Ozil, por që ka nevojë për shumë përgatitje psikologjike, ashtu siç u bë me Benzema dy sezone më parë.
Gjithsesi, Perez ka lënë të hapur për diskutim mënyrën se si Zidan do të kryejë edhe punën e drejtorit sportiv, pasi mendon se të dy detyrat paralelisht mund të pengojnë zhvillimin e njëra-tjetrës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *