Home / Lajme / Maqedoni / Zoran Zaev zgjidhet lider i LSDM-së (VIDEO)

Zoran Zaev zgjidhet lider i LSDM-së (VIDEO)

03 Qershor – Zoran Zaev u zgjodh lider i ri i partisë më të madhe opozitare maqedonase Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Zaev deri tani ka qenë nënkryetar i kësaj partie, ndërsa ai për të tretën herë me radhë është zgjedhur kryetar i komunës së Strumicës. Ai arriti që të sigurojë besimin e 395 delegatëve partiak në kongresin e 14-të të kësaj partie të mbajtur të shtunën në Shkup. Kundërkandidat të tij ishin nënkryetari i deritanishëm Zoran Jovanovski i cili siguroi 137 vota dhe Kire Naumov vetëm 15 vota.

Zaev i bëri thirrje anëtarësisë partiake për unitet dhe angazhim për të fituar siç tha ai regjimin e Gruevskit.

”Sot nuk fitoi asnjë nga kandidatët, por fitoi LSDM. Ne me këtë kongres mbajtëm një leksion për demokraci se si duhet të organizohen zgjedhjet partiake. Apeloj për unitet, për të qenë pjesë e grushtit tonë të shtrënguar, pasi që vetëm kështu do të fitojmë regjimin e Gruevskit”, deklaroi Zaev. Përkrah tij si nënkryetare e parë pritet të jetë Radmilla Sheqerinska, e cila do të shërbejë si aleatë e fuqishme për udhëheqjen e kësaj partie, pas largimit të liderit veteran Branko Cërvenkovski.

Zaev është i lindur në vitin 1974 në Strumicë, i martuar dhe prind i dy fëmijëve. Ai në vitin 2003 fitoi si deputet i LSDM, ndërsa në vitin 2005 fitoi si kandidat për komunën e Strumicës, duke arritur që të fitojë tre mandate për kryetar të kësaj komune, përfshirë edhe mandatin e fundit në zgjedhjet lokale të marsit. Ai ka mbajtur edhe postin e nënkryetarit partiak, ndërsa në vitin 2008 për një periudhë të shkurtër ishte dhe ushtrues detyre i kryetarit të LSDM.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *