Home / Sport / Zvicra mund Qipron dhe shkëputet në krye

Zvicra mund Qipron dhe shkëputet në krye

Zvicra ka bërë një hap para në grupin E të Eliminatoreve të Botërorit 2014 ku bën pjesë edhe Shqipëria, falë suksesit 1-0 ndaj Qipros. Por për të marrë këto tre pikë që shkëputin helvetet nga përfaqësuesja shqiptare e futbollit, atyre u është dashur të djersijnë shumë.

Miqtë kanë zhvilluar siç pritej një lojë në mbrojtje, ndërsa kanë rezistuar mirë deri në minuat e fundit. Por pikërisht në minutën e 90-të, një pasim i Xherdan Shaqirit për Haris Seferoviç i ka mundësuar këtij të fundit të dërgojë topin në rrjetë, për të marrë këtë sukses të rëndësishëm.
Tani Zvicra kryeson grupin me 14 pikë, 4 më shumë se Shqipëria që mban vendin e dytë, ndërsa duket qartësisht se është ekipi i cili për momentin është shfaqur më në formë se të tjerët në grup.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *