Home / Sport / Zyrtare: Karlo Ançeloti është trajneri i Real Madrid!

Zyrtare: Karlo Ançeloti është trajneri i Real Madrid!

Real Madrid më në fund ka trajnerin e ri, pasi ka zyrtarizuar italianin Karlo Ançeloti në pankinën e kësaj skuadre për tre sezonet e ardhshme. Skuadra spanjolle ndiqte prej kohësh italianin dhe lajmërimi ishte i pritshëm që në fundjavë.

Vonesa ka ardhur nga fakti se PSZH, ku gjendej italiani, nuk kishte siguruar ende firmën e Loran Blank për pankinën e vet dhe vetëm pasi ka arritur të nënshkruajë me francezin, ka lejuar Ançelotin të transferohet në radhët e madrilenëve.
Ançeloti kishte gjetur prej kohësh akordin me skuadrën spanjolle, ndaj ka udhëzuar menjëherë klubin të cilësojë të mbaruar kalimin e tij në drejtimin e kësaj skuadre.
Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Real Madrid pak pas mesditës, Ançeloti ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri në fundin e qershorit 2016, ndërsa që nesër do të jetë i pranishëm në “Santiago Bernabeu” për t’u prezantuar para mediave.
Trajnerin italian e pret një punë e madhe në drejtimin e spanjollëve, pasi duhet të përgatitë “revolucionin” e detyrueshëm te kjo skuadër që cila mbyllin sezonin e fundit pa asnjë trofe.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *