Home / Lajme / Maqedoni / 100 ditët e Bejtës: Reagon RDK (VIDEO)

100 ditët e Bejtës: Reagon RDK (VIDEO)

Gostivar, 29 Korrik – Ndërkohë menjëherë pasi Bejta është lëvduar për të arriturat e tij.

“Një menaxhment në tërësi antiligjor, jodemokratik, skajshmërisht revanshist, antihuman dhe jotransparent në të drejtimet. Inventarizimi i keqmenaxhimit të kryetarit jolegjitim të BDI-së ka evidentuar këto dështime të rëndësishme ne tre muajt e qeverisjes: Largimin nga puna dhe diferencimin idopolitik dhe degradimin antiligjor të 48 të punësuarve në administratën komunale, largimin e 168 të punësuarve në Ndërmarrjen Publike Komunale dhe largimin e mbi 50 profesorëve në shkollat komunale në arsimin fillor dhe të mesëm. Këto diferencime ideopolitike janë zbatuar vetëm ndaj shqiptarëve duke mos larguar asnjë maqedonas ose romë që kanë dëmtuar rëndë burimet njerëzore në administratën e komunës dhe rrezikojnë të zhbëjnë në tërësi funksionimin normal të NPK si një subjekt shumë i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale”, ka thënë koordinatori i këshilltarëve të RDK-së, Vesel Memedi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *