Home / Lajme / Maqedoni / 15 të arrestuar në Maqedoninë perëndimore (VIDEO)

15 të arrestuar në Maqedoninë perëndimore (VIDEO)

11 Korrik – Sipas policisë, një trafikim i tillë i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej disa milionë eurosh. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se gjatë këtij aksioni në pranga kanë përfunduar edhe dy oficerë të lartë të policisë kufitare dhe disa nëpunës të tjerë policie, bashkëpunëtorë të rrjetit të trafikimit.

Sipas informatave fillestare, janë arrestuar dy komandirë të policisë kufitare dhe disa nëpunës policorë. Në mesin e të arrestuarve ka edhe një grup të madh të civilëve.

“Gjatë mëngjesit të sotëm u arrestuan një numër i madh personash; bëhet fjalë për 15 të tillë në rajonin e Dibrës dhe rrethinë, si dhe në disa fshatra të Strugës e Kërçovës. Bëhet fjalë për një hetim që po zhvillohej prej kohësh , pikërisht për krim që ka nisur të bëhet prej 2011 e këtej. Kryesisht veprat penale që u përkasin këtyre personave janë të lidhura me kontrabandim të bagëtive. Deri tani MPB-ja ka evidentuar mbi 2 mijë krerë bagëti të cilat në mënyrë të paligjshme janë nxjerrë prej Maqedonisë për në Shqipëri, kështu që supozohet se të arrestuarit kanë realizuar përfitim të paligjshëm që mund të arrijë edhe miliona euro”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.Sipas policisë, një trafikim i tillë i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej disa milionë eurosh. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se gjatë këtij aksioni në pranga kanë përfunduar edhe dy oficerë të lartë të policisë kufitare dhe disa nëpunës të tjerë policie, bashkëpunëtorë të rrjetit të trafikimit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *