Home / Lajme / Maqedoni / 225 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e “Shkupi 2014”

225 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e “Shkupi 2014”

Shkup. 12 Korrik – Komuna e Qendrës për çdo vit është e obliguar të sigurojë 225 mijë euro për të mirëmbajtur përmendoret kryesore të projektit “Shkupi 2014”.

Por kryetari i ri i komunës, Andrej Zhernovski theksoi se ka sjellë vendim që të heq dorë nga kjo përkujdesje, për shkak se sipas tij, komuna nuk mund të përballojë këtë. Ai ka theksuar se përgjegjësia për këtë duhet ti takojë Qytetit të Shkupit.

Sipas të dhënave të komunës Qendër, vetëm për mirëmbajtjen e fontanës së Aleksandrit të Madh dhe dy fontanave në Vardar vitin e kaluar janë harxhuar 145 mijë euro, me ç`rast 35 mijë euro janë harxhuar për energjinë elektrike. Ndërsa buxheti tjetër është harxhuar për përmendoret tjera. Për sigurinë e përmendoreve nga ana e kompanive të sigurimit, komuna Qendër vitin e kaluar ka harxhuar 60 mijë euro të tjera, ndërsa edhe kjo shumë duket e tepërt nga autoritetet e reja komuna, që kërkojnë që përgjegjësinë ta marrë qyteti i Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit kanë theksuar se në rast se kështu vendos komuna, atëherë ata do të marrin përgjegjësinë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *