Home / Lajme / Maqedoni / 32 të arrestuar në aksionin policor Millka (VIDEO)

32 të arrestuar në aksionin policor Millka (VIDEO)

12 Korrik – Ndryshe merren masa për gjetjen dhe privimin nga liria edhe të 16 persona të tjerë, 3 shtetas të Maqedonisë dhe 13 shtetas të Shqipërisë ndërsa një nga të dyshuarit veç më është në paraburgim për vepër tjetër penale”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Sipas një komunikate zyrtare, në aksionin e koduar “Milka”, janë arrestuar 18 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas të Shqipërisë.
MPB dyshon se grupi i personave në fjalë ka trafikuar nga viti 2011 e deri më 2013, nga Maqedoni në Shqipëri, gjithsej 2.037 kokë bagëtie.
Përllogaritjet janë se nga trafikimi i bagëtisë, personat në fjalë kanë përfituar shuma të majme, që arrijnë madje shifra shumëmilionëshe.
Të dyshuarit janë paraqitur sot para gjykatësit hetues.“Kundër të gjithë 32 të dyshuarve, 17 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas shqiptar anëtar të grupit kriminal, nga prokuroria publike për krim të organizuar do të ngrihet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit se i kanë kryer veprat penale, kontrabandë, falsifikim të shenjave me vlerë, keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e mitos dhe ndihmë. Ndryshe merren masa për gjetjen dhe privimin nga liria edhe të 16 persona të tjerë, 3 shtetas të Maqedonisë dhe 13 shtetas të Shqipërisë ndërsa një nga të dyshuarit veç më është në paraburgim për vepër tjetër penale”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *