Home / Lajme / Maqedoni / 33 vjeçari ndërroi jetë pasi u kafshua nga grenza (VIDEO)

33 vjeçari ndërroi jetë pasi u kafshua nga grenza (VIDEO)

30 Korrik – Një 33 vjeçar nga fshati Miletinë i Tetovës ka ndërruar jetë pasi që ishte kafshuar nga një grenzë.

Viktima Jusuf. R. në mbrëmje kishte dalur në çajtoren e fshatit dhe në një moment vëren se pas qafës ishte kafshuar nga një grenzë.

Ai njëherë ka ndjerë vetëm dhimbje dhe ka arritur që të largojë grenzën. Mirëpo, më vonë i është përkeqësuar gjendja dhe me vrap ka shkuar në shtëpinë e tij.

Nga dhimbja e madhe dhe alergjia nga grenzat ai menjëherë është dërguar në ambulancën në fshatin Çellopek, ku përkundër ndërhyrjes gjendja edhe më shumë i është përkeqësuar.

Rrugës për në Spitalin e Tetovës ai ndërroi jetë. Jusuf.R. ishte baba i një fëmije të mitur dhe një punëtorë i dalluar i fshatit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *