Home / Lajme / Maqedoni / 60 vjeçari humb jetën pasi ra nga Qershia

60 vjeçari humb jetën pasi ra nga Qershia

Pas rënies në beton ai ka marrë lëndime të rënda në trup dhe në kokë dhe nga të afërmit e tij është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë” njofton Josifovski, duke u thirrur në rrëfimet e bashkëshortes e cila ka qëlluar në vendin e ngjarjes në momentin tragjik

Qamil Bajrami, 60 vjeçar nga fshati Novakë i Tetovës, ka humbur jetën tragjikisht në mesditë të mërkurën pasi që kishte rënë nga qershia në një mburrojë prej betoni. Sipas informatave të policisë së Tetovës, 60 vejçari, ishte ngjitur në drurin e qershisë për të mbledhur qershia por në një moment është thyer dega dhe ai ka rënë në mburrojën prej betoni ndërsa poshtë ka pasur edhe gurrës, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.“Pas rënies në beton ai ka marrë lëndime të rënda në trup dhe në kokë dhe nga të afërmit e tij është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë” njofton Josifovski, duke u thirrur në rrëfimet e bashkëshortes e cila ka qëlluar në vendin e ngjarjes në momentin tragjik. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e SPB-së të Tetovës dhe gjykatësit hetues të cilët kanë gjetur gjurmët e gjakut dhe punojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *