Home / Lajme / Rajon / AAK i shpall “luftë” Vetëvendosjes

AAK i shpall “luftë” Vetëvendosjes

10 korrik-“Ne renditemi si subjekt i tretë parlamentar dhe pavarësisht nëse ndonjë deputet largohet nga grupi parlamentar, fuqia jonë ka të bëjë me numrin e votave nga zgjedhjet parlamentare dhe jo me numrin e deputetëve në Parlament”, ka thënë Vraniqi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përpos që e kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendit, pozitë kjo të cilën e mban Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes”, kërkon nga kjo e fundit t’i lëshojë edhe ulëset e para në Kuvend.

Kjo për faktin se AAK aktualisht ka më shumë deputetë se VV në Kuvend, pas largimit të deputetes Alma Lama nga partia e Albin Kurtit.

Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, gjatë një vizite në Kroaci javë më parë ka kërkuar nga Lama t’i bashkohet AAK-së në Kuvend, duke arritur që numrin e deputetëve ta çojnë në 13. Mirëpo, kërkesat e tilla të AAK-së hidhen poshtë nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë të martën për “Zërin” se pas diskutimeve që do t’i kenë në parti do ta bëjmë edhe kërkesën pranë Kuvendit të Kosovës për postin e nënkryetarit dhe për ulëset në ndërtesën e legjislativit.

Ndërsa zëdhënësi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, thekson se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2010 , partia e tyre është e treta.

“Ne renditemi si subjekt i tretë parlamentar dhe pavarësisht nëse ndonjë deputet largohet nga grupi parlamentar, fuqia jonë ka të bëjë me numrin e votave nga zgjedhjet parlamentare dhe jo me numrin e deputetëve në Parlament”, ka thënë Vraniqi.

Ai ka sqaruar se sa i përket përfaqësimit në Kryesinë e Kuvendit, kjo dëshmohet edhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 67 dhe Rregullores së Punës së Kuvendit nenit 13, ku thuhet që “përfaqësimi në Kryesinë e Kuvendit bëhet në bazë të numrit më të madh të votave nga zgjedhjet e fundit për Kuvend”.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë për gazetën “Zëri” se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë nga AAK-ja për ta marrë postin e nënkryetarit, si dhe ndryshimin në renditjes së ulëseve. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *