Home / Sport / Abidal firmos me Monaco

Abidal firmos me Monaco

Eric Abidal është futbollisti i ri i Monacos. Klubi i pasur francez, që deri tani ka blerë Joao Moutinho, James Rodrigues, Falcao, Carvalho dhe Toulalan, zyrtarizoi marrëveshjen me ish-lojtarin e Barcelonës.

Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin ku është rritur, para se në vitin 2002 të transferohej tek Lille. Abidal spikati në radhët e Lionit deri në vitin 2007 para se të kalonte në Spanjë.

Me Barcelonën, Eric Abidal ka luajtur 6 sezone dhe ka fituar 2 Champions, 4 kampionate, 2 Kupa Mbreti, 2 Superkupa Europe, 3 Superkupa Spanje dhe 2 Botërorë Klubesh.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *