Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Dialogu çon në zgjidhjen e problemeve

Ahmeti: Dialogu çon në zgjidhjen e problemeve

Sipas një njoftimi të MPJ-së bullgare, kryediplomati Vigenin i ka thënë kreut të BDI-së, se marrëveshja dhe zbatimi i reformave të brendshme, janë parakushtet që duhet përmbushur Maqedonia, në rrugën e saj integruese.

Qëndrimi i Sofjes zyrtare për të kushtëzuar integrimin e Maqedonisë me marrëveshjen për fqinjësi të mirë, i është deklaruar sot kreut të BDI-së Ali Ahmeti, në takimin kokë më kokë me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin.

Sipas një njoftimi të MPJ-së bullgare, kryediplomati Vigenin i ka thënë kreut të BDI-së, se marrëveshja dhe zbatimi i reformave të brendshme, janë parakushtet që duhet përmbushur Maqedonia, në rrugën e saj integruese.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaratës së këtillë i është përgjigjur se për të gjitha çështjet e pazgjidhura duhet ulur dhe biseduar.

“Vetëm kur fillon dialogu mund të ketë edhe kompromis, që do të çojë në zgjidhjen e problemeve”, e citon MPJ bullgare deklaratën e Ahmetit.

Ndërkohë, Vigenin thuhet të ketë sugjeruar se është e rëndësishme të zbatohen nismat e përbashkëta për të rritur besimin në mes të dyja vendeve.

Kreu i BDI-së do të takohet në kuadër të vizitës së sotme në Sofje edhe me kryeministrin bullgar, ndërsa do të ligjërojë në temën “100 vite pas Luftërave Ballkanike” në Institutin Diplomatik të Bullgarisë.

Ahmeti po shoqërohet në Sofje nga zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *