Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti në Tiranë takohet me kryeministrin Berisha

Ahmeti në Tiranë takohet me kryeministrin Berisha

“Ali Ahmeti si kryetar i kësaj partie ka merita shumë të mëdha në të gjitha zhvillimet pozitive nga marrëveshja e Ohrit tek zbatimi i saj, faktorë që sollën marrëveshjen e Ohrit, kontributin që jep në një situatë jo të lehtë për stabilitetin dhe progresin e mëtejshëm të Maqedonisë”, tha Berisha.

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë sot realizoi takim me kryeministrin në ikje të Shqipërisë Sali Berishën.
Ahmeti shprehu mirënjohjen për kujdesin që kryeministri Berisha ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me radhë, në krye të shtetit shqiptar.
“Kam ardhur ta falënderoj për bashkëpunimin, për punën e madhe dhe të mirë që ne kemi arritur të realizojmë, kam ardhur ta falënderoj për këshillat vëllazërore që unë kam patur gjatë zhvillimeve , gjatë proceseve, me të vërtetë edhe të vështira, edhe specifike, në Republikën e Maqedonisë”, tha Ahmeti.
Ai vlerësoi gjithashtu edhe përkrahjen që ka dhënë Shqipëria që Maqedonia të zërë vendin e merituar në NATO, dhe në strukturat evropiane.
Siç informon ATSH-ja duke iu referuar zyrës së shtypit pranë kryeministrisë të Shqipërisë në takim Berisha e vlerësoi rolin thelbësor që ka luajtur BDI-ja në marrëveshjen e Ohrit dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por dhe stabilitetin në tërësi të Maqedonisë.
“Ali Ahmeti si kryetar i kësaj partie ka merita shumë të mëdha në të gjitha zhvillimet pozitive nga marrëveshja e Ohrit tek zbatimi i saj, faktorë që sollën marrëveshjen e Ohrit, kontributin që jep në një situatë jo të lehtë për stabilitetin dhe progresin e mëtejshëm të Maqedonisë”, tha Berisha.
Ndërkaq, Ahmeti tha se Berisha do të mbetet udhëheqës dhe kryeministër i përhershëm për shqiptarët e Maqedonisë nga për ata që ai përfaqëson.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *