Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Propozimi i Nimicit duhet shqyrtuar seriozisht

Ahmeti: Propozimi i Nimicit duhet shqyrtuar seriozisht

10 korrik-Ai këto komente i bëri të ditur pas takimeve që zhvilloi me kryeministrin bullgar Pllamen Oresharski dhe ministrin e Jashtëm Kristian Vigenin. Sipas tij, nga këto takime edhe shprehur vullneti i palës bullgare për të mbështetur procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Republika e Epërme e Maqedonisë është një propozim konkret dhe një bazë për të cilën palët duhet të ulen dhe të bisedojnë. theksoi mbrëmë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Sofja, ku qëndroi për vizitë zyrtare.

“Palët mund të jenë më afër zgjidhjes se kurrë, megjithëse në fazën e ardhshme të bisedimeve duhet ngritur niveli i negociatorëve nga ambasadorë në ekipe që do kryesoheshin nga kryeministrat e dy vendeve. Deri me tani nuk ka pasur ndonjë propozim konkret nga negociatori, tani është propozimi Republika e Epërme e Maqedonisë, d.m.th. kemi një dokument bazë ku palët duhet te ulen dhe dialogojnë, por pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar është vështirë të ulemi”, deklaroi Ahmeti.

Ai, siç njofton agjencia “Yllpress”, përmendi edhe nevojën e firmosjes së marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Është në të mirë të dy vendeve që një Marrëveshje e tillë të pranohet, ne nuk shohim asgjë të keqe nga marrëveshjet që bëhen me fqinjët, nëse ka çështje kontestuese çfarëdo të jenë ato mirë është të bisedohet, ne jemi te hapur”, deklaroi lideri i BDI-së.

“Më siguruan autoritetet e larta bullgare që përkrahje për anëtarësimin e Maqedonisë ne NATO dhe BE asnjëherë nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojë dhe njëherit edhe ndihma për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me palën greke gjithashtu nuk do te mungojnë”, tha Ahmeti.

Ai ka hedhur poshtë zërat se nisma e tij është vetjake dhe e pakoordinuar me Gruevskin, duke shtuar se nuk ka dallime me kryeministrin për sa i përket nismave të tij dhe se madje, atij i është shprehur mirënjohje për angazhimin e tij.

Ndërkaq, përveç takimeve me autoritetet e larta shtetërore, Ahmeti mbajti fjalim në Institutin për diplomaci me temën “100 vjet nga luftërat ballkanike, pajtim dhe integrim”.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *