Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron zgjedhjen e Bashës

Ahmeti uron zgjedhjen e Bashës

23 korrik- Partia Demokratike sot po fillon një kapitull të ri në historinë e vet të begatë, për të cilën dua t’i shpreh konsideratën time të lartë Sali Berishës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë deri më sot, dhe jam i sigurt që ju do ta vazhdoni rrugën e shtruar në këto vite me aq shumë përkushtim dhe mundim, për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, thotë në urim Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një telegrami ka uruar zgjedhjen e Lulzim Bashës për kryetar të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ahmeti në urim thekson, se zgjedhja e drejtpërdrejtë nga anëtarësia e partisë në gjithë Shqipërinë dhe me një epërsi të thellë dëshmon për një përkrahje të madhe, por, siç shton, njëkohësisht paraqet edhe përgjegjësi të jashtëzakontë për ta udhëhequr partinë në përputhje me pritjet e anëtarëve dhe qytetarëve.

“Kam nderin e veçantë që në emrin e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj për Kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partia Demokratike sot po fillon një kapitull të ri në historinë e vet të begatë, për të cilën dua t’i shpreh konsideratën time të lartë Sali Berishës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë deri më sot, dhe jam i sigurt që ju do ta vazhdoni rrugën e shtruar në këto vite me aq shumë përkushtim dhe mundim, për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, thotë në urim Ahmeti.

Lideri i BDI-së shpreh bindjen për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis dy partive, për siç shton më tej, të mirën e përbashkët të qytetarëve duke punuar për mirëqenien e tyre si dhe për integrimin sa më të shpejtë të rajonit në familjen Euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *