Home / Lajme / Maqedoni / Akademikët shqiptar mesazhe për Europën

Akademikët shqiptar mesazhe për Europën

3 korrik-Poashtu ai tha se shqiptarët, akademikët po ndërtojnë kapacitete e tyre intelektuale të cilat do punojnë fortë për integrimet eurpiane dhe sic tha ai shqiptarët vazhdojnë të ecin në rrugën europiane si perpektiuva e vetme e europës juglindore

I përmbylli punimet dy ditore Konferenca e 2 Akademike ndërkombëtare mbi integriumet europiane me temë bazë Integrimi i Euroipës-juglindore në Bashkim Europian, sfidat. Në këtë aktivitet të dytin akademik e të mbështetur nga Ministria e Pushtetit lokal të Maqedonisë, Komuna e Tetovës dhe Çairit, Ambasada e Shqipërisë në Shkup tre Universitetet ai i Tetovës, Prishtinës dhe Tiranës u debatua mbi ekspertizën akademike të profesorëve dhe studjuesve shqiptar.Panelet i drejtuan Teuta Arifi, Blerim Reka, Makbule Çeço, Bujar Dugolli, Salajdin Salihu, Qashif Bakiu dhe Elvana Çiçolli duke u trajtuar aspektet juridike, ekonomike, mediatike të procesit shumë të rëndësishëm të Integrimit.Poashtu me tema u paraqitën Fatmir Besimi zëvendëskryeministër për eurointegrime i Qeverisë së Maqedonisë, Tahir Hani ministër i pushtetit lokal, Arben Çejku ambasador i Shqipërisë në Shkup, Vullnet Ahmeti rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Blerim Reka ish amabasador i Maqedonisë në BE, Teuta Arifi, Naim Isjamli kryetar i Asociacionbit të Komunave të Kosovës, ish ambasadori i Maqedonisë në Syedi dhe Skandinavi Agon Demjaha.Nga diskutimet dy ditore nga pesë panelet doli një grup punues i drejtuar nga dr.Makgule Çeço i cili grup pune do të merret me përgatitjen e konkluzave të cilat do i nisë deri te ministritë përkatësë të integrimeve në rajon por edhe do tu dërgon instancave më të larta europiane si ekspertizae shqiptarëve akademike për këtë proces të rëndësishëm të rajonit.Poashtu gjatë Konfrerencës u promovua edhe numri 6 i revistës shkencore ndërkombëtare Diskutime që kishte përmledhur të gjitha punimet e pjesëmarrësve të Konfrerencës së 2 akademike mbi integrimet.Në fjalën e tij përmbyllëse presidenti i Qendrës për marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime ballkanike Arsim Sinani tha se në nëntor një Konferencë e madhe do të mbahet në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temë 101 më pas e që do ti kushtohet zhvillimeve brendashqiptare gjatë 101 viteve të eksistimit të shtetit modern shqiptar. Poashtu ai tha se shqiptarët, akademikët po ndërtojnë kapacitete e tyre intelektuale të cilat do punojnë fortë për integrimet eurpiane dhe sic tha ai shqiptarët vazhdojnë të ecin në rrugën europiane si perpektiuva e vetme e europës juglindore.Në fund u promovua edhe ueb faqja e revistës Diskutimne që do të jetë një platformë intelektuale e akademikëve shqiptare dhe që do të merret me hulumtin dhe eksperitzën drejt Europës dhe bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *