Home / Lajme / Maqedoni / Aksident rrugor në Shkup, tre të lënduar

Aksident rrugor në Shkup, tre të lënduar

Shkup, 02 Korrik – Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti i cili ndodhi sot në mëngjes në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Të lënduarit janë transferuar në Qendrën urgjente, ndërsa për momentin siç njofton MPB-ja, ende zgjat ekspertiza në vendin e ngjarjes.

Në aksidentin e trafikut janë përfshirë veturat “Mercedes Benz” dhe Fiat Punto” si dhe një automjet transportues.

Nga MPB-ja theksojnë se pas aksidentit, qarkullimi për automjete transportuese është kahëzuar në drejtim tjetër.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *