Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në baret e natës dhe objektet hotelerike në Tetovë

Aksion policor në baret e natës dhe objektet hotelerike në Tetovë

Tetovë, 28 Korrik – Te ata, sipas informatave të para janë gjetur edhe kuti për bakshish. Përveç vajzave, janë arrestuar edhe 3 persona të cilët vajzave nga Serbia u kanë siguruar qëndrim në Tetovë.

Ministria e Punëve të Brendshme në një aksion kontrolli zbuloi shtetase të huaja të cilat kanë punuar si striptizere dhe kamariere në objekte hotelierike në Tetovë.

Sipas informacioneve të para, policia sonte ka hyrë në disa lokale të natës në qytetin e Tetovës.

Janë arrestuar 5 shtetase të Serbisë të cilat punonin në këto lokale. Dyshohet se bëhet fjalë për kamariere dhe striptizere.

Te ata, sipas informatave të para janë gjetur edhe kuti për bakshish. Përveç vajzave, janë arrestuar edhe 3 persona të cilët vajzave nga Serbia u kanë siguruar qëndrim në Tetovë.

Burime të sigurta tregojnë se kishte banesa të veçanta për ata. Vajzat punonin në klubet e natës si Babilon dhe Dinamika. Në vend kishin hyrë në mënyrë legale dhe kishin vendbanim të sigurt.

Nga MPB-ja e konfirmojnë informacionin, por nuk i shpalosin detajet pasi siç thonë aksioni policor ende vazhdon. Ende nuk dihet se me çfarë akuzash ngarkohen të dyshuarit.

Nga Ministria e Brendshme thonë se informata më të sakta do të ketë gjatë ditës së neserme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *