Home / Lajme / Maqedoni / Aksione kundër emigrantëve ekonomik

Aksione kundër emigrantëve ekonomik

26 korrik-egjithatë pjesa dërmuese apo shumica e këtyre emigrantëve angazhohen në punë në mënyrë ilegale dhe për këtë gjithnjë të njejtit arrestohen dhe dëbohen. Krahas asaj që nuk kanë të rregulluar statusin e punësimit ata poashtu shpesh herë edhe nuk e kanë të rregulluar edhe qëndrimin.

Në rajonin e Maqedonisë Perendimore, vite me radhë vërehen puntorë ekonomik të cilët vijnë nga Shqipëria dhe punojnë punë të ndryshme kryesisht punë ndërtimtarie dhe bujqësore. Megjithatë pjesa dërmuese apo shumica e këtyre emigrantëve angazhohen në punë në mënyrë ilegale dhe për këtë gjithnjë të njejtit arrestohen dhe dëbohen. Krahas asaj që nuk kanë të rregulluar statusin e punësimit ata poashtu shpesh herë edhe nuk e kanë të rregulluar edhe qëndrimin.

“Numri më I madh I tyre kanë qëndruar ilegalisht në vend dhe kanë punuar në këto rajone, pjesa dërmuese në ndërtimtari, bujqësi me mëditje më të ulta se punëtorët vendorë. Për shkak të moslajmërimit të qëndrimit të tyre dhe mospasje të dokumenteve personale, të njejtit janë depërtuar në vendet e tyre amë, ndërsa u janë shqiptuar edhe masa sigurie gjegjësisht ndalesë për hyrje në Maqedoni prej 3 deri në 5 vjet”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB-së në Tetovë. Për periudhën për të cilën bëhet fjalë, në rajonin që mbulon SPB-ja e Tetovës, janë kryer edhe 4 aksione, ku janë kontrolluar edhe 6 objekte hotelerike. Në këto kontrolle janë zbuluar 20 shtetase të huaja, prej të cilëve 17 nga Shqipëria, 2 nga Bullgaria dhe 1 nga Sërbia të cilët në mënyrë ilegale kanë punuar si valltare, këngëtare dhe punë të tjera në lokale, si dhe 29 shtetase nga vendi ynë. Shtetaset e huaja janë depërtuar në shtetet e tyre, dhe u janë shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni deri në 5 vjet. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *