Home / Sport / Aksionet e Shkëndijës jepen pa para, ‘Ballistët’ të gatshëm të marin klubin

Aksionet e Shkëndijës jepen pa para, ‘Ballistët’ të gatshëm të marin klubin

“Sponsorit të ardhshëm aksionet do t’ia japim falas, me shpresë që situata në ekip të normalizohet sa më shpejtë. Kujtoj që klubi ka disa borxhe, për të cilat egzistojnë faturat, por ky nuk është ndonjë problem që do të rëndonte shumë të interesuarit eventual. Besoj se në afatin e duhur ekipi do të gjejë pronarë të rinjë dhe futbollistët të vazhdojnë me punë për sezonin e ri, ku uroj Shkëndija të jetë përsëri në kreun e tabelës”,deklaroi ish-drejtori ekzekutiv i Shkëndijës së Tetovës dhe njëherit bartës i aksioneve të ‘kuqezinjëve’, Besir Shaqiri.

Situata në Shkëndijën e Tetovës vazhdon të jetë alarmante, pasi dy ditë deri në afatin e fundit për pagesën e kotizimit për garim në Ligën e Parë, nuk ka kurfarë risie rreth ndonjë sponsori të ri. Pasi të premten u dorëhoq edhe kryesia e përkohshme, grupi i tifozëve ‘Ballistët’ pa të arsyeshme që shpëtimin të kërkojë te pronari i kompanisë ‘Ecolog’, Lazim Destani. Në pritje të përgjigjes për sponsorizim në KF Shkëndija, në opinion qarkullojnë thashetheme të ndryshme në lidhje me çështjen e aksioneve të klubit tetovar. Pikërisht për këtë arsye, Alsat-M kontaktoi pronarin e aksioneve të Shoqatës Aksionare KF Shkëndija Tetovë, Besir Shaqirin. “Është e vërtetë se edhe pas largimit tonë nga klubi, ne vazhdojmë të jemi pronarë të aksioneve të Shkëndijës. Kompania LDB Group është bartës i 100 % të aksioneve të skuadrës, ndërsa unë jam drejtori i kësaj kompanie. Situata nuk është aspak e mirë dhe shpresojmë që së shpejti të dalë ndonjë sponsor që do të hyjë në skuadër. Duke parë se ka shumë thashetheme, dua të qartësojë se sponsori eventual nuk do të ketë kurfarë problemi për të hyrë në ekip”, deklaroi ish-drejtori ekzekutiv i Shkëndijës së Tetovës dhe njëherit bartës i aksioneve të ‘kuqezinjëve’, Besir Shaqiri, i cili vijoi. “Sponsorit të ardhshëm aksionet do t’ia japim falas, me shpresë që situata në ekip të normalizohet sa më shpejtë. Kujtoj që klubi ka disa borxhe, për të cilat egzistojnë faturat, por ky nuk është ndonjë problem që do të rëndonte shumë të interesuarit eventual. Besoj se në afatin e duhur ekipi do të gjejë pronarë të rinjë dhe futbollistët të vazhdojnë me punë për sezonin e ri, ku uroj Shkëndija të jetë përsëri në kreun e tabelës”, përfundoi Shaqiri. Ndërkohë në pritje të përgjigjes së kompanisë ‘Ecolog’, grupi i tifozëve ‘Ballistët’ shpehen të gatshëm për të marë ata drejtimin e klubit. “Nuk kemi ende përgjigje përfundimtare nga ‘Ecologu’, prej ku shpresojmë që të vijnë lajme pozitive. Gjithsesi, duke parë afatin e shkurtër që kemi për të paguar kotizimin, ne si grup, pra ‘Ballistët’ jemi të gatshëm që brenda 24 orëve të sigurojmë paratë për të paguar kotizimin dhe njëkohësisht për të marë drejtimin e klubit deri në gjetjen e një sponsori të sigurtë. Si mbështetës të përhershëm të klubit, ne asnjëherë nuk do të lejojmë penalizimin e Shkëndijës dhe për këtë jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka në drejtim të përmirësimit të situatës. Së shpejti do të ketë hapa më konkret nga ana jonë”, deklaroi për televizionin Alsat-M, kryetari i Shoqatës së tifozëve ‘Ballistët’, Shkëlzen Meta.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *