Home / Lajme / Maqedoni / Aksionet për hapësirat e gjelbërta vetëm si marketing politik (VIDEO)

Aksionet për hapësirat e gjelbërta vetëm si marketing politik (VIDEO)

Tetovë, 15 Korrik – Nuk kanë kaluar as një muaj nga aksioni ta pastrojmë Tetovën ku kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi bërë edhe mbjelljen e disa luleve në disa pjesë të Tetovës, por fatkeqësisht nuk kanë kaluar as një muaj dhe këto lule janë tharë.

I pyetur nga Televizioni Koha në njësinë rajonale të ndërmarrjes publike komunale Parqe dhe gjelbërim se a janë vaditur këto lule Zemri Mehmeti tha se këto lule janë mbjellur në kohë të pa përshtatshme, është ditur se do të ndodhë një gjë e tillë u përgjigj Memeti.

Kjo nuk është hera e parë që merren aksione të këtilla sa për marketing politik, një gjë të tillë e bëri edhe ish kryetari komunës Sadi Bexheti me mbjelljen e bredhave në bulevardin e Ilindenit ku tash sipas Zemri Mehmeti ata dru nuk kanë mundur të ambientohen pasi që janë sjellë nga Holanda dhe janë thar.

Në Tetovë mungojën hapësirat e gjelbërta, ka shumë qytetar që mundohen ti mirmbajnë ata që i kanë para shtëpive të tyre por ka edhe shumë që i shkatrojnë apo i uzurpojnë, por një gjë është e sigurtë Tetova është qyteti me shumë pakë hapsira të gjëlëbërta dhe ato pak që janë, kanë filluar të uzurpohen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *