Home / Lajme / Rajon / Aktakuza kundër “Grupit të Drenicës”, në tetor

Aktakuza kundër “Grupit të Drenicës”, në tetor

13 korrik-Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të merren në pyetje të mërkurën në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar avokatët mbrojtës të tyre.

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët e “Grupit të Drenicës”, të akuzuar për krime të luftës, pritet të akuzohen në fillim të muajit tetor.

Burime nga procesi hetimor kanë bërë më dije se hetimet janë kah fundi dhe se provat e mbledhura deri më tash do të rezultojnë më ngritje të aktakuzës, shkruan Koha Ditore.

Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të merren në pyetje të mërkurën në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar avokatët mbrojtës të tyre.

Fundin e hetimeve e kanë paralajmëruar edhe prokurori Maurizio Salustro, në kërkesën e fundit për vazhdimin e paraburgimit, si dhe Gjykata e Apelit në aktvendimin e 2 korrikut, me të cilin i hedhë poshtë ankesat e palës mbrojtëse kundër vazhdimit të paraburgimit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *