Home / Lajme / Maqedoni / Albafone është operatori i katërt mobil në Maqedoni

Albafone është operatori i katërt mobil në Maqedoni

1 korrik-“Ne e kemi prefiksin 073 dhe zyrtarisht me shitjen e numrave do të fillojmë në muajin gusht. Tani jemi në përfundim të shtrirjes së rrjetit tonë të distribuimit, do të jemi prezent me diku 5000 pika në gjithë Maqedoninë dhe që ditën e parë do të jenë në treg 50 mijë numra, gjë që menjëherë në ditët në vijim do të rritet numri. Kemi në dispozicion 1 milion numra me prefiksin tonë dhe siç e thash do të fillojmë me shitje të produkteve tona dhe kartelave në muajin gusht të këtij viti”, tha Ardian Hoxha, drejtor ekzekutiv i Albafone.

Albafone, operatori i katërt mobil në Maqedoni pritet zyrtarisht të filloj në muajin gusht. Sipas drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie Ardian Hoxha, target i këtij operatori do të jenë qytetarët shqiptarë. Sipas tij Albafone ka për qëllim të përmirësojë padrejtësitë ndaj konsumatorëve shqiptarë që bëjnë operatorët tjerë. Përfaqësuesit e Albafone thanë se do të vendosin në shërbim të konsumatorëve teknologji, shërbime dhe inovacione, me qëllim që shumë shpejtë të bëhen faktor i kërkuar dhe i respektuar në treg. Pakot dhe shërbimet janë të dizajnuara në atë mënyrë që ti plotësojnë nevojat dhe kërkesat e gjithë klientëve përkatës, duke synuar që të bëhen një nga provajderët udhëheqës në telefoninë mobile. Po ashtu premtojnë që me punën e tyre do të kontribuojnë për përmirësim të përfaqësimit të shqiptarëve.

“Ne e kemi prefiksin 073 dhe zyrtarisht me shitjen e numrave do të fillojmë në muajin gusht. Tani jemi në përfundim të shtrirjes së rrjetit tonë të distribuimit, do të jemi prezent me diku 5000 pika në gjithë Maqedoninë dhe që ditën e parë do të jenë në treg 50 mijë numra, gjë që menjëherë në ditët në vijim do të rritet numri. Kemi në dispozicion 1 milion numra me prefiksin tonë dhe siç e thash do të fillojmë me shitje të produkteve tona dhe kartelave në muajin gusht të këtij viti”, tha Ardian Hoxha, drejtor ekzekutiv i Albafone.

“Në fund të ditës ajo që i intereson është krijimi i kushteve kualitative për konkurrencë, kushte të njëjta për gjithë lojtarët e tregut. Pres Albafon si kompani moderne të ndikoj në atë pjesë të tregut, të ofroj servise të sofistikuara. E dimë se të rinia në Maqedoni është e etshme për servise të tilla, e dimë se ai është trend botëror ndërsa ai do të jetë çdoherë këtu që të ndihmoj që ai trend sa më shpejt të arrij edhe në Maqedoni”, u shpreh Robert Ordanovski, drejtor i AKE-së. ALSAT-M

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *