Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti takoi Ambasadoren e Gjermanisë, Gudrun Shtajnaker

Ali Ahmeti takoi Ambasadoren e Gjermanisë, Gudrun Shtajnaker

18 korrik-Z. Ahmeti shprehu nevojën e angazhimit më të madh të Berlinit zyrtar, por edhe të Bashkimit Evropian në vendosjen dhe lehtësimin e dialogut të drejtpërdrejtë në nivel të lartë midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ky dialog nevojitet në mënyrë që të arrihet kompromis midis dy vendeve për kontestin e emrit si pengesa kryesore për vendin tonë që të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Thu, Jul 18, 2013 at 4:15 PM
4:15 PM
Message starred
Takim Ahmeti – Shtajnaker
Hide Details

From

Kabineti i Kryetarit të BDI

To

press@bdi.mk

CC

artan.grubi@bdi.mk

Ne selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti Ambasadoren e Gjermanisë, Gudrun Shtajnaker dhe zëvendës Ambasadorin Gjerman Hans-Helge Zander.

Ambasadorja Gjermane shprehu interesim rreth vizitave të Kryetarit Ahmeti dhe zhvillimeve aktuale politike në vend, me ç’rast bashkëbiseduesit u përqëndruan në nevojën për zgjidhje të çështjes së emrit me fqiun jugor Greqinë. Ambasadorja Shtajnaker theksoi që Gjermania mbështet arritjen e kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë si dhe integrimin e vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti i shprehu kënaqësinë Ambasadores Shtajnaker për vizitën e tij në Berlin dhe shprehu kënaqësinë për takimet e realizura në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Kryeministri në Berlin. Z. Ahmeti gjithashtu njohtoi Ambasadoren rreth gatishmërisë së Tiranës dhe Sofjes që ta ndihmojnë procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Z. Ahmeti shprehu nevojën e angazhimit më të madh të Berlinit zyrtar, por edhe të Bashkimit Evropian në vendosjen dhe lehtësimin e dialogut të drejtpërdrejtë në nivel të lartë midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ky dialog nevojitet në mënyrë që të arrihet kompromis midis dy vendeve për kontestin e emrit si pengesa kryesore për vendin tonë që të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Çdo vonesë në këtë rrugë të Maqedonisë ka pasoja për vendin dhe për rajonin, ndërsa në veçanti rrezikohen të arriturat e deritanishme në vend në të cilat komuniteti ndërkombëtar ka investuar shumë.

Debati publik për nevojën e arritjes së kompromisit duhet të përqafohet nga të gjithë për arsye se ne jemi të përcaktuar të bëhëmi pjesë e institucioneve Euroatlantike dhe duhet të bëjmë përpjekje që këtë ta realizojmë sa më shpejt.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *