Home / Lajme / Maqedoni / Apel për kujdes nga zjarret (VIDEO)

Apel për kujdes nga zjarret (VIDEO)

Tetovë, 9 Korrik – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njësia rajonale në Tetovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndëmrarrë masa preventive kundër zjarreve nëpër pyje gjatë kësaj periudhe.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bazë të ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ligjin mbi pyjet, ndërmerr masa dhe aktivitete për vëprim parandalues në lidhje me mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe zjarret tjera të hapura në periudhën e ardhshme. Për parandalimin e suksesshmëm të ndodhjes së ndonjë zjarri, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ju informon se si rezultat I rritjes së temperaturës dhe thatësirës, rritet edhe rreziku I shfaqjes së zjarreve në pyje dhe zjarreve tjera të hapura dhe se kjo situatë kërkon më shumë vigjilencë dhe lëvizshmëri të të gjithë qytetarëve dhe subjekteve tjera në parandalimin e zjarreve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njësia rajonale në Tetovë. Më tej në njoftim thuhet se si masa të nevojshme për të reduktuar rrezikun e shfaqjes së zjarreve në pyje dhe zjarreve tjera në vende të hapura, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ju rekomandon të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë disa masa parandaluese gjatw kohws kur temepraturat janw tw larta. “Mos të ndizet zjarr në vende të hapura dhe të pasigurta, mos të ndizen sipërfaqe tjera të hapura, mos të hudhen shishe qelqi dhe përbërje tjera të mbeturinave, mos të ndizen mbeturinat dhe material tjera ndezëse,mos të hidhen mbeturinat e cigareve në vende të hapura”, thuhet në njoftim. Ndryshe, gjatë kohës së verës zakonisht kur janë të larta temperaturat rajoni i Pollogut përfshihet nga zjarre të shumta si në pyje poashtu edhe nëpër fushën e Pollgun.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *