Home / Sport / Ardian Nuhiu në pritje të ofertave

Ardian Nuhiu në pritje të ofertave

“Unë tani jam futbollist i lirë. Kontrata me Dritë më përfundoi, por të them të drejtën për të qenë korrekt me veten dhe klubin, deri tani kam pritur ndoshta mos do të ketë ndonjë vendim pozitiv për skuadrën, duke ditur mënyrën se si rrodhi balotazhi. Mirëpo me qenëse Drita do të luajë në Ligën e Dytë, unë tani duhet të kërkoj skuadër të re. Për momentin jam duke pushuar dhe ditëve në vijim do të mendoj më shumë për të ardhmen. Shpresoj që të dalë diçka e favorshme dhe opinioni do të njoftohet në kohë për gjithçka rreth meje”, deklaroi Ardian Nuhiu.

Futbollisti ofenziv nga Shkupi, Ardian Nuhiu, përfundimisht është futbollist i lirë dhe në ditët në vijim do të shqyrtojë ofertat për të vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi 12—të muajt e fundit ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, ku ishte golashënues më i mirë i ekipit, mirëpo e rënien e skuadrës nga ketagoria e parë, përfundojnë obligimet e tij ndaj bogovinasve. “Më vjen keq që përfundoi në këtë mënyrë aventura me Dritë, ku fillimi ishte shumë i mirë dhe mbase paralajmëroi se do të kemi sezon të suksesshëm. Krijuam grup të mirë futbollistësh, luajtëm mirë, por fundi ishte fatal, ndoshta edhe pa fajin tonë”, flet me keqardhje për rrënien e Dritës nga kategoria e parë, Ardian Nuhiu, duke vijuar të flasë për situatën personale. “Unë tani jam futbollist i lirë. Kontrata me Dritë më përfundoi, por të them të drejtën për të qenë korrekt me veten dhe klubin, deri tani kam pritur ndoshta mos do të ketë ndonjë vendim pozitiv për skuadrën, duke ditur mënyrën se si rrodhi balotazhi. Mirëpo me qenëse Drita do të luajë në Ligën e Dytë, unë tani duhet të kërkoj skuadër të re. Për momentin jam duke pushuar dhe ditëve në vijim do të mendoj më shumë për të ardhmen. Shpresoj që të dalë diçka e favorshme dhe opinioni do të njoftohet në kohë për gjithçka rreth meje”, përfundoi Nuhiu. Ardiani është një prej futbollistëve me përvojë të madhe në Ligën e Parë, ku ka disa tituj të fituar me skuadra të ndryshme. Është kampion me Shkupin (ish-Sllogën), Rabotniçkin dhe Shkëndijën, ndërsa ka fituar edhe Kupën e Maqedonisë. Ka karrierë të pasur ndërkombëtare, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dritës. Mbetet të shihet cila do të jetë skuadra e rradhës në karrierën e Ardian Nuhiut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *