Home / Lajme / Maqedoni / Arifi: S’ka marrëveshje për ndërtimin e Kishës në Tetovë

Arifi: S’ka marrëveshje për ndërtimin e Kishës në Tetovë

25 korrik- Gjegjësisht bëhet fjalë për dy shefa të sektorëve, një zëvendës shef sektori. Drejtoritë që deri tash janë udhëhequr nga kuadro maqedonas do të vazhdojnë të udhëhiqen nga ata dhe do të hapim proces për ri organizim të ndërmarrjes publike komunale,” deklaroi zonja Arifi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi i ka uruar punë të mbarë Këshillit të ri të komunës, i cili përbëhet nga anëtarë të zgjedhur në zgjedhjet e fundit vendore nga ana e qytetarëve të Tetovës.

Ajo ka mohuar se marrëveshja me VMRO-DPMNE-në për konstituimin e Këshillit të ri të Komunës, parasheh ose përmban ndërtimin e një kishe të re ortodokse afër stadiumit të qytetit në Tetovë si dhe të çështja tjera në favor të maqedonasve të cilat u komentuar nga disa media në Maqedoni.

“Dëshiroj me këtë rast të potencoj që partnerët e koalicionit në nivel komunal nuk janë marrë vesh për asgjë tjetër për veç për ndarjen e pushtetit brenda administratës komunale sipas peshës së votës që kanë pasur në zgjedhjet lokale. Gjegjësisht bëhet fjalë për dy shefa të sektorëve, një zëvendës shef sektori. Drejtoritë që deri tash janë udhëhequr nga kuadro maqedonas do të vazhdojnë të udhëhiqen nga ata dhe do të hapim proces për ri organizim të ndërmarrjes publike komunale,” deklaroi zonja Arifi.

Sipas saj, po ashtu çerdhja do të ketë dy drejtor ku në rast mosmarrëveshjeje mes tyre fjalën e fundit do ta ketë prefekti i komunës.

“Po ashtu dua të rikonfirmoj që programi zgjedhor që mori përkrahje nga qytetarët e Tetovës është plan ii punës të cilin do ta zbatojnë organet e komunës, administratën komunale dhe ndërrmarrjet publike. Komuna e Tetovës do të jetë e hapur dhe pranë qytetarëve duke punuar me përgjegjësinë dhe transparencën më të madhe për të kryer obligimet e saja dhe për të ngritur cilësinë e shërbimeve që ia ofron qytetarëve,” theksoi kryetarja e Komunës së Tetovës.

Ajo tha se, qeverisjen e re në nivel lokal e presin sfida të mëdha, por që me angazhim të sinqertë dhe punë të përgjegjshme do ta ndryshojnë imazhin e tanishëm të qytetit dhe duke shfrytëzuar të gjitha potencialet ekonomike, kulturore dhe intelektuale së bashku do ta dizajnojmë një ardhmëri të lumtur për Tetovën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *