Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet Pasko Kuzman (VIDEO)

Arrestohet Pasko Kuzman (VIDEO)

Sipas burimeve të press24 nga hetimet, Pasko Kuzman është arrestuar për rastin “Falanga 2”, ku më parë ranë 19 persona mes të cilëve edhe të punësuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Muzeut të Maqedonisë në Demir Kapi si dhe zyrtar policie nga Velesi.

Sot në mëngjes është arrestuar Pasko Kuzman, drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase, informojn nga press24. Kuzman është parë i prangosur para Gjyqit penal të Shkupit. Nga MPB kanë konfirmuar aktin, dhe kanë paralajmëruar se më shumë detaje do të paraqiten gjatë ditës.

Sipas burimeve të press24 nga hetimet, Pasko Kuzman është arrestuar për rastin “Falanga 2”, ku më parë ranë 19 persona mes të cilëve edhe të punësuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Muzeut të Maqedonisë në Demir Kapi si dhe zyrtar policie nga Velesi.

Ky grup në lokalitete arkeologjike në Demir Kapi, Sveti Nikollë, Kavadar dhe Shkup kanë kryer gërmimetë lëndëve me vlerë arkeologjike dhe kulturore, shitjen e tyre në vende të jashtme për të cilat ekziston mëdyshje se kanë origjinë nga objekte kishtare, por edhe me vlerë të papërcaktuar të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *