Home / Lajme / Maqedoni / Athina nuk i përgjigjet letrave të Shkupit për emrin

Athina nuk i përgjigjet letrave të Shkupit për emrin

4 korrik-Kabineti i kryeministrit grek i pyetur lidhur me letrën e dërguar nga Gruevski ka mohuar të ketë pasur apo të ketë mbërritur ndonjë letër në adresën e tyre dhe kryeministrit Samaras. Një përgjigje e njejtë ka qenë dje edhe nga Ministria e Jashtme në Athinë, e cila ka bërë të ditur se nuk di asgjë lidhur me letrën e dërguar nga kryeministri Gruevski.

Athina zyrtare akoma nuk ka komentuar letrën e kryeministrit Nikolla Gruevski për një takim me homologun grek Samaras për zgjidhjen e emrit.

Dje u publikua një pjesë e përmbajtjes së letrës së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili kërkoi takim me homologun grek Andonis Samaras që gjatë kësaj jave për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit.

Por nga ana tjetër, kabineti i kryeministrit grek akoma nuk ka dhënë përgjigje lidhur me nismën e bërë nga Gruevski.

Kryeministri grek po vazhdon vizitën e tij në Berlin, ndërsa sot planifikohet takimi me shefin e diplomacisë gjermane, Guido Vestervele.

Kabineti i kryeministrit grek i pyetur lidhur me letrën e dërguar nga Gruevski ka mohuar të ketë pasur apo të ketë mbërritur ndonjë letër në adresën e tyre dhe kryeministrit Samaras. Një përgjigje e njejtë ka qenë dje edhe nga Ministria e Jashtme në Athinë, e cila ka bërë të ditur se nuk di asgjë lidhur me letrën e dërguar nga kryeministri Gruevski.

Kjo është letra e tretë që Gruevski i`a ka adresuar homologut grek për takime dhe për të intensifikuar bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit. Por, deri tani asnjëherë nuk ka pasur ndonjë përgjigje konkrete nga ana e palës greke.

Kryeministri Gruevski në letrën e fundit ka kërkuar formimin e grupeve të ekspertëve të udhëhequr nga dy kryeministrat dhe gjetjen e një zgjidhje për kontestin e emrit me ndërmjetësimin e OKB-së. Gruevski ka propozuar që këto takime të rezultojnë me zgjidhjen e kontestit të emrit dhe zhbllokimin e procesit të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të vendit në strukturat evroatlantike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *