Home / Sport / Atletico zyrtarizon blerjen e David Villa

Atletico zyrtarizon blerjen e David Villa

Atletico i Madridit zyrtarizoi blerjen e sulmuesit David Villa nga Barcelona gjatë pasdites së të hënës.

Villa, i cili kishte shprehur dëshirën për t’u larguar pasi klubi bleu Neymar në repartin ofensiv, do të luajë në kryeqytetin spanjoll për tre vitet e ardhshme.

Kampioni i botës dhe i Europës me Spanjën, David Villa, i bashkohet Atleticos për 5,1 milionë euro, që do të paguhen me këste, plus 50% të vlerës së një transferimi të ardhshëm.

Tek Atletico, Villa do të ketë mundësinë që të luajë në Champions League në këtë sezon, por mbi të gjitha, do të rikthehet të jetë protagonist në një skuadër, me shpresën që të fitojë një ftesë për Botërorin e 2014-s.

Përsa i përket futbollistit, ai do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon në skuadrën e tij të re.

I mbërritur nga Valencia në “Camp Nou” në 2010-n, Villa realizoi 119 ndeshje zyrtare me Barcelonën, duke shënuar 48 gola, nga të cilët 33 në kampionat e tetë në Champions League.

Atij nuk do t’i duhet të presë gjatë për t’u përballur me tashmë ish-skuadrën e tij, pas Atletico e Barcelona do të përballen në një sfidë të dyfishtë në fund të gushtit, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *