Home / Sport / ‘Ballistët’ presin përgjigje pozitive nga ‘Ecolog’

‘Ballistët’ presin përgjigje pozitive nga ‘Ecolog’

Në kohën kur skuadra stërvitet thuajse me formacionin e juniorëve dhe pa kurfarë kushtesh për punë, pa kryesi dhe ndihmë finansiare, grupi i tifozëve ‘Ballistët’ mbesin protagonistë kryesorë.

Të martën drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë kanë paraparë hedhjen e shortit për sezonin e ri garues në Ligën e Parë dhe të Dytë të futbollit në vend, ndërsa KF Shkëndija ende jeton në paqartësi. Në kohën kur skuadra stërvitet thuajse me formacionin e juniorëve dhe pa kurfarë kushtesh për punë, pa kryesi dhe ndihmë finansiare, grupi i tifozëve ‘Ballistët’ mbesin protagonistë kryesorë. Ata që ishin më të merituarit që Shkëndija fitoi të drejtën të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë, pasi pikërisht kërkesa e tyre rezultoi që kompania ‘Ecolog’ të paguajë kuotizimin, ata tani duken të vendosur që Shkëndijën ta çojnë në duar të sigurta, për të mbyllur ndoshta një herë e përgjithmonë problemet në këtë skuadër. ‘Ballistët’ nuk u ndalën me pagimin e kuotizimit, përkundrazi, vazhduan edhe më tepër fushatën e tyre për dorëzimin e klubit kompanisë ‘Ecolog’, që sipas tyre dhe gjithë opinionit është obsioni më i dobishëm për krenarinë tetovare Shkëndijën. ‘Ballistët’ tani më disa ditë grumbullojnë nënshkrime në peticionin e tyre për hyrjen e ‘Ecologut’ në Shkëndijë, ndërsa edhe një herë kanë dalë me komunikatë për media, me një titull të qartë ‘MJAFT ISHTE MË, UDHËHEQJA E LUHATUR !’. Në komunikatë thuhet se Shkëndija historikish ka përjetuar momente të vështira dhe kriza të ndryshme, duke falemenderuar madje secilin që në një mënyrë, apo në një mënyrë tjetër ka dhënë kontribut te Shkëndija, qoftë me sukses, apo pa të. Tani është një histori e re dhe ‘Ballistët kërkojnë zgjidhje serioze dhe afatgjatë. “Tani më emri i sponzorit të mundshëm u bë publik, bëhet fjalë për kompaninë më të njohur në vend dhe botë ! “Ecolog”, në krye me një biznesmen të suksesshëm si z. Lazim Destani. Njeri i cili është ritur dhe edukuar në këtë qytet, durimplotë në jetën e tij dhe me shumë aftësi tani është ai që ne sot e njohim si ambasodori i shqiptarëve në IJRM”, thuhet në komunikatë, duke vijuar më tej sqarimin se përse insistohet që klubi të menaxhohet në të ardhmen nga kjo kompani. “Pasi është parë dhe analizuar puna e këtij stafi profesional që sot “Ecolog”, njihet në çdo cep të ruzullit tokësorë ! Ku ajo më kryesorja është se vetëm kjo kompani, nuk do ta shihte Shkëndijën si biznes fitimprurës! Por nga e kundërta, do të drejtoheshte me zemër të pastër, ashtu siç duan ta shohin shqiptarët e këtij rajoni! Çdo i dyti në Tetovë, nuk e heq nga mendja këtë mundësi, se sponzori i ardhshëm do të jetë “Ecolog”! Përgjigja e fundit pritet nga z. Lazim Destani se: a do të jetë PO ose (këtë tjetrën nuk duam ta përmendim)! Me të vërtetë e duam një Shkëndijë stabile, të fortë dhe me kryesi profesionale, që prej nesër mos të kemi më “kokëdhimbje”! Mjaft ishte ajo tallje, mjaft ishin më ato mosmarveshje dhe për fund mjaft u shfrytëzua ky emër! Sepse, nëse dikush ka për qëllim të përfitojë, dikujt tjetër kjo gjë i djeg në shpirt! Me këtë që ne zyrtarisht e deklaruam, do të pajtohen jo vetëm tifozët tonë të flaktë, por edhe “kundërshtarët”! Nga fakti se këto janë fjalë të realta, për të mirën e krenarisë së madhe, që falë Zotit sot ne e kemi! Qoftë ky rrëfim i fundit i këtij lloji, sepse të nesërmen e mendojmë të pastër si loti dhe të jemi klub i fuqishëm!”, thuhet në fund të komunikatës së ‘Ballistëve’, lëshuar mediave në vend.

Më poshtë ju sjellim komplet komunikatën e ‘Ballistëve’ lëshuar për mediat.

SIMBOLI I SHQIPTARËVE NË ILIRIDË, SHKËNDIJA NDËR VITE !

MJAFT ISHTE MË, UDHËHEQJA E LUHATUR !

Themelimi i sajë me lot, djersë dhe gjak, që ne sot ta duam dhe të mburremi me të përgjithmonë !
Kanë kaluar shumë peripeci të thella, madje edhe vështirësi që nuk do të harohen asnjëherë !
Por do të mbesin në arhivën e memories tek gjithsecili që e ka ndjekur hap pas hapi këtë skuadër !
Kaluan tre dekada që ky qytet frymon vetëm në një drejtim, SHKËNDIJA dhe prap SHKËNDIJA !
Nuk ka javë nuk ka as ditë, çfarë jave dhe çfar dite, nuk ka sekondë, që të mos e përmendim këtë emër !
Do ta ndërlidhim fillimisht me këtë edhe pse tetovarët, Ballistët dhe simpatizuesit e këtij klubi, përsëri janë falenderues për krejt ata që kanë kontribuar dhe investuar në Shkëndijë.
Qoftë ajo se: kanë patur sukses ose jo, tash më mbetet e kaluar dhe tani i presim ditët ende më të mira !
Kthehemi në të tashmen, kur ekipi ynë ka mbetur në “grackë”, të bëhet ose të mos bëhet !
PSE ?! Ku qëndron kjo pengesë ?! A është kjo SHKËNDIJA që e duam ne ose … ?!
Kombi shqiptarë e ka parasysh dhe tani më kjo është e qartë se ky simbol mbështetet prej një armate gjigande !
Ku ata sot vetëm se kanë ndërmarë një aksion për ta zgjidhur, njëherë e përgjithmonë këtë problem !
Tani më emri i sponzorit të mundshëm u bë publik, bëhet fjalë për kompaninë më të njohur në vend dhe botë !
“Ecolog”… në krye me një biznesmen të suksesshëm si z. Lazim Destani.
Njeri i cili është ritur dhe edukuar në këtë qytet, durimplotë në jetën e tij dhe me shumë aftësi tani është ai që ne sot e njohim, si ambasodori i shqiptarëve në IJRM.
Është menduar nga kryesia e Ballistëve, pse të jepet besimi, që kjo kompani të udhëheq me klubin e zemrës tonë ?!
Pasi është parë dhe analizuar puna e këtij stafi profesional që sot “Ecolog”, njihet në çdo cep të ruzullit tokësorë !
Ku ajo më kryesorja është se vetëm kjo kompani, nuk do ta shihte Shkëndijën si biznes fitimprurës !
Por nga e kundërta, do të drejtoheshte me zemër të pastër, ashtu siç duan ta shohin shqiptarët e këtij rajoni !
Çdo i dyti në Tetovë, nuk e heq nga mendja këtë mundësi, se sponzori i ardhshëm do të jetë “Ecolog” !
Përgjigja e fundit pritet nga z. Lazim Destani se: a do të jetë PO ose (këtë tjetrën nuk duam ta përmendim) !
Me të vërtetë e duam një Shkëndijë stabile, të fortë dhe me kryesi profesionale, që prej nesër mos të kemi më “kokëdhimbje” !
Mjaft ishte ajo tallje, mjaft ishin më ato mosmarveshje dhe për fund mjaft u shfrytëzua ky emër !
Sepse, nëse dikush ka për qëllim të përfitojë, dikujt tjetër kjo gjë i djeg në shpirt !
Me këtë që ne zyrtarisht e deklaruam, do të pajtohen jo vetëm tifozët tonë të flaktë, por edhe “kundërshtarët” !
Nga fakti se këto janë fjalë të realta, për të mirën e krenarisë së madhe, që falë Zotit sot ne e kemi !
Qoftë ky rrëfim i fundit i këtij lloji, sepse të nesërmen e mendojmë të pastër si loti dhe të jemi klub i fuqishëm !
Atëherë çka tjetër, përpos lajmeve të mira që i presim me padurim… NA PRIFTË E MBARA.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *