Home / Sport / Barça dhe Real ndezin motorrët, nisin përgatitjet për La Liga

Barça dhe Real ndezin motorrët, nisin përgatitjet për La Liga

Të mëdhenjtë e La Ligës Spanjolle kanë ndezur pasditen e djeshme motorrët për sezonin e ri futbollistik. Dy të mëdhenjtë e kampionatit Iberik Barcelona dhe Real Madrid i kanë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.

Edhe pse me shumë mungesa dy teknikët Vilanova dhe Ancheloti kanë nisur punen e tyre në të njëten ditë një sinjal ky që rivalitetit ka nisur që në start. Në kampin e Ktalanasve vetem 15 lojtarë janë paraqitur në qendrën stërvitore “Kiutad Esportiva” ku zhvilluan vizitat mjekësore për të parë gjendjen e tyre fizike, ndërsa nesër do të fillojnë stërvitja e stërvitja e parë nën drejtimin e trajnerit Tito Vilanova.
Në qendren stërvitore përveç disa lojtarëve kryesorë janë paraqitur edhe disa lojtarë të rinj si Oier, Monto, Mark Bartra, etj ndërsa kanë munguar lojtarët e kombëtares spanjolle të cilët po shijojnë edhe disa ditë pushime pas Kupës së Konfederatave.
Në kampin tjetër atë të nënkampionëve të Primera Divizion skuadra madrilene është mbledhur për herë të parë nën drejtimin e teknikut Italian Karlo Ançeloti. Ndryshe nga Barcelona, në qendren stërvitore të kryeqytetasve janë paraqitur që ditën e parë plot 23 lojtarë të cilët iu nënshtruan kontrolleve rutinë shëndetësore.
Testeve mjekësore iu nënshtruan edhe 4 blerjet e reja të Galaktikëve, talentet Isko, Ilarmendi, Kasemiro e Karvajal, të cilët janë edhe risia e skuadrës së italianit për këtë sezon. Casillas, Ramos, Albiol, Arbeloa, Marcelo dhe Jese do të bashkohen me skuadrën në datën 28 korrik për turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sezoni i ri futbollistik në Spanjë ashtu si një vit më parë rivaliteti për titull kampion do të jetë sërish mes Barçës dhe Madrileneve por me një ndryshim rrënjësor pasi në radhët e Galaktikëve Ancheloti do të injektojë skema dhe ide të reja.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *