Home / Sport / Barcelona barazon, Messi shënon, Neymar debuton

Barcelona barazon, Messi shënon, Neymar debuton

Skuadra e Barcelonës ka barazuar në miqësoren që e zhvilloi ndaj ekipit polak, Lechia Gdansk me rezultatin e përgjithshëm 2 me 2.

Ishin vendësit që dolën të parët në epërsi përmes lojtarit Jaroslaw Bieniuk në min. e 15, pas një koditje këndi, i cili topin e krosuar nga Dawidowicz, me kokë e dërgoi në rrjetë. Rezultatin Barcelona e barazoi dhjetë minuta më vonë në min. 25, përmes Montyas, pas një asisti të Sergi Roberto.Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Pas pesë minutash me të filluar pjesa e dytë polakët e rikthyen epërsinë përmes Grzelczak në min. e 55.

Rezultatin e barazoi pas dy minutash, lojtari më i mirë i globit, Leo Messi, e që doli të ishte edhe i fundit. Lojtarët e Barcelonës patën edhe raste të tjera por që nuk arritën t’i konkretizonin. Çka vlen të theksohet është se blerja më e bujshme e këtij viti e Barcelonës, braziliani Neymar debutoi dhe luajti dymbëdhjetë minutat e parë për ekipin e Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *