Home / Sport / Bayerni prezanton Thiagon

Bayerni prezanton Thiagon

Të martën në një konferencë për shtyp ku morën pjesë shumë gazetarë të mediave të ndryshme botërore, Bayern Munichu e prezantoi edhe zyrtarisht përforcimin e ri, Thiago Alcantaran.

Bayerni e bleu 22-vjecarin nga Barcelona për një shumë që besohet të jetë rreth 25 milionë eurove (përfshirë bonuset). Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro çdo vit.

“Nuk u transferova këtu për arsyen se po më mungonte diçka te Barca. Por, ishte koha për një sfidë të re. Të dy klubet kanë nivel të njëjtë të mbështetjes. Nuk ishte transferim i lehtë. Barca ishte shtëpia ime”.

Një ndër arsyet kryesore që Thiago u largua nga Camp Nou besohet të jetë ish-trajneri i tij Pep Guardiola, që tashmë është trajner i Bavarezëve, e për të cilin mesfushori tha: “Ai ka qenë influencë e madhe në karrierën time. Të gjithë e dimë se çfarë trajneri është ai”, deklaroi Thiago para gazetarëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *