Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Figurat shqiptare nga projekti ‘Shkupi 2014’ të mbikëqyren me dinjitet (VIDEO)

BDI: Figurat shqiptare nga projekti ‘Shkupi 2014’ të mbikëqyren me dinjitet (VIDEO)

12 korik-Pjetër Bogdani është paraparë të vendoset në “Parkun e gruas” përballë Parlamentit të Maqedonisë, Josif Bageri para Teatrit të vjetër që është në fazën finale të ndërtimit, ndërsa ajo e Nexhat Agollit do të jetë përmendorja e parë e një shqiptari në sheshin kryesor “Maqedoni” në qendër të Shkupit, pranë përmendores së Goce Dellçevit.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim pak punë është se cila komunë do t’i mirëmbajë tre figurat shqiptare në kuadër të projektit qeveritar “Shkupi 2014”, aq më pak nëse nga kjo heq dorë komuna Qendër.

Sipas kësaj partie me rëndësi është që ata të mbikëqyren dinjitetshëm.

“Se cila komunë do t’i mirëmbajë përmendoret kjo ka pak rëndësi nga pikë pamja jonë. Ajo që është me rëndësi është që ato të vendosen dhe pastaj të mirëmbahen me dinjitet nga cila do administratë qoftë”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Tre përmendoret janë paraparë të vendosen në pjesë të ndryshme të qendrës në dy anët e Urës së Gurit.

Pjetër Bogdani është paraparë të vendoset në “Parkun e gruas” përballë Parlamentit të Maqedonisë, Josif Bageri para Teatrit të vjetër që është në fazën finale të ndërtimit, ndërsa ajo e Nexhat Agollit do të jetë përmendorja e parë e një shqiptari në sheshin kryesor “Maqedoni” në qendër të Shkupit, pranë përmendores së Goce Dellçevit.

Paraprakisht u bë e ditur se komuna Qendër do të heq dorë nga detyrimet e saj për një pjesë të “Shkupit 2014”. Ajo planifikon të tërhiqet nga mirëmbajtja e gjitha përmendoreve dhe fontanave të projektit qeveritar.

Obligimet e saj të deritanishme, siç thuhet, do i hedh autoriteteve qeveritare.

Kryetari i komunës Andrej Zhernovski veçmë ka sjell vendim që ai propozim të miratohet me shumicë të votave në Këshillin e komunës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *