Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

BDI: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Tetovë, 15 Korrik – Qëndrimi i BDI-së, sipas tij është se zgjedhjet eventuale nuk do të sillnin ndryshime në rezultatin zgjedhore, ndërsa nuk ka as nevojë për organizmin e zgjedhje të tilla as në vitin e ardhshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vlerësuar se është koha që të zgjidhet kontesti i emrit dhe jo të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Zhurnal.mk.

Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, procesi eventual zgjedhor do ta defokusojë vëmendjen dhe tentimet për të zgjedhur emrin, ndërsa tani është moment i duhur dhe kjo duhet të jetë prioritare.

Osmani në bisedën për “Utrinski vesnik” shton se në raport me zgjedhjet e parakohshme, BDI në asnjë rast nuk do të mbështesë zgjidhje të tillë, edhe pse nuk ka forcë të pengojë atë.

Qëndrimi i BDI-së, sipas tij është se zgjedhjet eventuale nuk do të sillnin ndryshime në rezultatin zgjedhore, ndërsa nuk ka as nevojë për organizmin e zgjedhje të tilla as në vitin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *