Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Gjatë njëqind ditëve realizuam programin parazgjedhor, investuam mbi 1 milion euro (VIDEO)

Bejta: Gjatë njëqind ditëve realizuam programin parazgjedhor, investuam mbi 1 milion euro (VIDEO)

Gostivar, 29 Korrik – Në rrugën “Beliçica”, në lagjen Banjeshnica, janë duke u zhvilluar punët për riasfaltimin e rrugës dhe rregullimi i trotuareve në të dyja anët e rrugë. Është duke u zhvilluar edhe aksioni për sanimin dhe mbushjen e gropave goditëse nëpër rrugët lokale të Gostivarit, me çka gropat u mbushën me asfalt e jo si në mandatin e kryetarit që i humbi zgjedhjet me pllaka bekatoni. Për herë të parë hapëm një rrugë në brendi të qytetit, që do të lidh rrugën e Dibrës me rrugën 18 Nëntori”, theksoi, kryetari Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mbajti Konferencë për shtyp për punën gjatë njëqind ditëve të para të qeverisjes me komunën. Ai tha gjatë kësaj periudhe është realizuar programi parazgjedhor dhe janë investuar mbi një milion euro.

“Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar qindra aktivitete dhe punë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Gostivarit, jemi duke e realizuar programin tonë parazgjedhor dhe jemi duke punuar në interes të qytetarëve të Gostivarit. Ne jemi ndryshe nga kryetari që i humbi zgjedhjet, ne e çmojmë dhe e vlerësojmë shumë demokracinë”, theksoi kryetari Bejta, duke vazhduar se tashmë komuna është ka dalë nga izolimi total dhe komuna është e hapur për qytetarët

“Unë, kabineti im dhe e gjithë administrata komunale jemi në shërbim të qytetarëve. Tanimë komuna frymon lirshëm, qytetarët takohen me kryetarin e komunës dhe administratën komunale çdoherë kur ata kanë nevojë. Për njëqinditshin e qeverisjes tonë nuk kemi lenë pa takuar asnjë qytetar të Gostivarit. Me mua janë takuar të gjithë qytetarët të cilët kanë dashur të takohen dhe unë e kam zgjatur orarin e punës deri në ora 24:00”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Ne si udhëheqje e re e Komunës së Gostivarit, ri konfirmuam bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.
“I tillë ishte dhe takimi me përfaqësues të lartë të KFW Bankës dhe Bankës Botërore, me të cilët u përcaktua vazhdimësia e projekteve rrjedhëse dhe njëkohësisht thëllimi i bashkëpunimit për projekte dhe investime të reja në të mirë të qytetarëve. Në kudër të këtij bashkëpunimi me miq ndërkombëtar, u realizua takim pune me Bankën Islame për Zhvillim dhe me një investitor nga Katari, të cilët kanë shpreh interes dhe dëshirë për të investuar në komunën tonë, ndërsa ne garantuam vënien në dispozicion të administratës së komunës për fillimin sa më të shpejtë të këtij projekti. Afirmimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i komunës sonë u konkretizua me vizitën disaditore në Republikën e Turqisë, ku morëm pjesë në themelimin e Asociacionit ndërkombëtar të përfaqësuesve territorial të shteteve, ku realizova takim me Ministrin e Brendshëm dhe me disa kryetar komunash. Nga Turqia morëm sinjale dhe premtime për investime dhe donacione që të pasojnë gjatë këtij mandati”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Sa i takon sferës së Arsimit, kryetari Bejta tha se eliminuar dhe tejkaluar problemet dhe lëshimet që ishin bërë nga politizimi i skajshëm i shkollave publike komunale për interesa të ngushta partiake. “Në këtë drejtim, u realizuan takime me të punësuarit dhe mësimdhënësit në të gjitha shkollat publike komunal dhe u bëmë të qartë se angazhimi i tyre për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja duhet të jetë profesional, a politik dhe me përkushtim të plotë duke pasur parasysh se arsimi paraqet një nga sferat më të ndjeshme në shoqërinë tonë”, tha kryetari Bejta, duke u ndalur edhe te investimet që janë duke u realizuar nëpër shkolla. “Në fushatën parazgjedhor në premtuam se do të kujdesemi dhe do të investojmë në shkollat tona, prandaj që në 100 ditëshin e parë kemi filluar me rinovimin dhe përmirësimin e kushteve pothuaj se në të gjitha shkollat. I tillë është investimi në shkollën e Mesme Teknike, shkollën fillore Bashkimi dhe në shkollat tjera.

Kryetari Bejta foli edhe për pritejet që u janë bërë personaliteteve, sportistëve dhe nxënësve gostivaras që kanë arritur rezultate në sferat e ndryshme. “Gjatë kësaj periudhe të shkurtër ne pritëm dhe nderuam personalitete, sportist dhe nxënës të cilët u dalluam në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kthyer në vend përkujdesin institucional për ti motivuar për suksese edhe të mëdha”, tha ai.
Kryetari Bejta foli edhe për Javën Kulturore “Gosfest”, që u mbajt për herë të parë në Gostivar, ku u prezantuan vlerat që i kanë artisët dhe shoqëritë kulturore të Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u ndal edh në investimet që janë bërë gjatë këtyre 100 ditëve, me vlerë mbi 500 mijë euro.

“Rikonstruuam Bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, në afërsi të Gjykatës në Gostivar, në të dyja anët. Asfaltuam rrugën në brendi të fshatit Banjicë, që lidh shkollën e fshatit me shkollën. Është duke u realizuar ndërtimi i trotuarit nga hyrja e fshatit Forinë e deri në përfundim të fshatit Çegran. Në fshatin Debresh është duke u bërë rregullimi dhe ndërtimi i rrugës lokale në anën që lidh këtë fshat me Zdunjën dhe pjesët tjera të Gostivarit. Në rrugën “Beliçica”, në lagjen Banjeshnica, janë duke u zhvilluar punët për riasfaltimin e rrugës dhe rregullimi i trotuareve në të dyja anët e rrugë. Është duke u zhvilluar edhe aksioni për sanimin dhe mbushjen e gropave goditëse nëpër rrugët lokale të Gostivarit, me çka gropat u mbushën me asfalt e jo si në mandatin e kryetarit që i humbi zgjedhjet me pllaka bekatoni. Për herë të parë hapëm një rrugë në brendi të qytetit, që do të lidh rrugën e Dibrës me rrugën 18 Nëntori”, theksoi, kryetari Bejta.

Ndriçimi publik, mirëmbajtja e pastërtisë dhe e ambienteve të gjelëbërta është një punët që ne i kemi kushtuar rëndësi gjatë kësaj periudhe, tha kryetari Bejta.

“Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, i dhuruam katër automjete që vlejnë mbi 500 mijë euro, për mirëmbajtjen e pastërtisë. rrjetit të kanalizimit dhe për punë të tjera.
Rregulluam hyrjen e qytetit, mbollëm drunj në bulevardin kryesor të qytetit. Vendosëm shtylla të reja për ndriçim publik në rrugën “Sedek Kosotoski” dhe lagjen Malardi, si dhe vendosëm drita të reja në parkun kryesor të qytetit. Morëm aksion për shpërndarjen e koshave për mbeturina në të gjitha institucionet lokale, fetare, shkollore dhe institucione. Bashkë me disa kompani gostivarase zhvilluam aksion për pastrimin e mbeturinave në rrugën për në fshatin Simnicë. Në qytet inspektorati komunal dhe ndërmarrja publike “Komunalec”, zhvillojmë aksione për pastrimin e deponive të egra”, deklaroi, kryetari Nevzat Bejta.

Në fund kryetari i Komunës së Gostivarit falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë. Ai gjithashtu i falënderoi edhe bashkëpunëtoret dhe administratorët e komunës për punën që bëjnë.

Kryetari Nevzat Bejta, gjithashtu i falënderoi edhe gazetarët për bashkëpunimin korrekt që e keni pasur gjatë kësaj periudhe, për mundin dhe kontributin e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *