Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat shtrenjtohen, dizeli me çmim të njejtë

Benzinat shtrenjtohen, dizeli me çmim të njejtë

29 korrik-Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit arrinte 109,0 dollarë për barel dhe është për 2,13 për qind më e lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (106,816 dollarë/barel)pas së cilës ishin formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave prej sonte në mesnatë rritet prej një deri në një e gjysmë denarë, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi i ri i Eurosuperit BS-95 rritet për 1,5 denarë për litër dhe do të arrijë 82,5 denarë, i Eurosuperit BS-98 rritet për një denar dhe do të arrijë 84 denarë për litër. Çmimi i Eurodizelit arrin 70 denarë.

Çmimi i ekstra vajit të lehtë për amvisëri zvogëlohet për 0,50 denarë për litër dhe do të arrijë 58,50 denarë. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit dhe do të arrijë 41,7 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit arrinte 109,0 dollarë për barel dhe është për 2,13 për qind më e lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (106,816 dollarë/barel)pas së cilës ishin formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e 14 ditëve të fundit arrinte 46,7 denarë dhe është për 1,66 për qind më i ulët nga kursi i dollarit (47,5463 denarë/dollarë) pas së cilit ishin formuar çmimet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *