Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Zgjidhje për emrin me angazhim të dy palëve

Besimi: Zgjidhje për emrin me angazhim të dy palëve

18 korrik-“Interes i Maqedonisë është të bëhet anëtare e BE-së, por në të njëjtën kohë ky është edhe interes i Unionit dhe i Greqisë. Duhet bashkarisht të investojmë përpjekje që t’i tejkalojmë të gjitha sfidat dhe sa më shpejtë Maqedonia të bëhet anëtare e Unionit, pasi BE-ja është mes tjerash koncept që në vete përfshin edhe zgjerim, e ai ende nuk ka përfunduar për Ballkanin Perëndimor”, tha Besimi.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një nga përcaktimet strategjike të Maqedonisë. Mbetemi të hapur dhe konstruktivë në këtë rrugë që të tejkalohen të gjitha sfidat, duke prfshirë edhe çështjen e hapur për emin, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Besimi tha se që vihet deri te zgjidhja, nevojitet përfshirje nga të dy palët. Ai thotë se nuk është i informuar për përmbajtjen nga letra që Samarasi ia dërgoi kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Interes i Maqedonisë është të bëhet anëtare e BE-së, por në të njëjtën kohë ky është edhe interes i Unionit dhe i Greqisë. Duhet bashkarisht të investojmë përpjekje që t’i tejkalojmë të gjitha sfidat dhe sa më shpejtë Maqedonia të bëhet anëtare e Unionit, pasi BE-ja është mes tjerash koncept që në vete përfshin edhe zgjerim, e ai ende nuk ka përfunduar për Ballkanin Perëndimor”, tha Besimi.

Sipas tij, rezultate optimiste janë anëtarësimi i Kroacisë në BE dhe arritja e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

“BE-ja vazhdon me përcaktimin për zgjerim. Ky është ëajmi i mirë dhe duhet të angazhohemi të jemi pjesë e progresit lidhur me anëtarësimin”, shtoi zëvendëskryeministri Fatmir Besimi

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *